Sot tryeza e ekspertëve për ndryshimet kushtetuese
TIRANE- Dy ish-Presidentët Alfred Moisiu e Rexhep Meidani mbledhin sot, ekspertë vendas dhe të huaj për të diskutuar rreth temës: “Realiteti i sotëm shqiptar dhe sfidat e ardhshme kushtetuese e ligjore”.
Kjo Konferencë, sipas njoftimit të shpërndarë paraprakisht ka për synim analizimin dhe diskutimin e përvojës 13- vjeçare të zbatimit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe performancën e veprimtarisë së disa prej institucioneve kryesore të parashikuara në të. Pjesëmarrësit do të diskutojnë për ndryshimet e mundshme kushtetuese bazuar në përvojën e deri tanishme.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)