E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot u mblodh Këshilli Kombëtar i Rrugëve, nën drejtimin e Kryeministrit, Fatos Nano, i cili mori në shqyrtim: 1- Prognozën e zhvillimit të infrastrukturës rrugore në dy vitet e ardhshme 2

Sot u mblodh Këshilli Kombëtar i Rrugëve, nën drejtimin e Kryeministrit, Fatos Nano, i cili mori në shqyrtim:
1- Prognozën e zhvillimit të infrastrukturës rrugore në dy vitet e ardhshme
2- Studimin e fizibilitetit të rrugës Durrës-Morinë, të kryer me financimin e Bankës Botërore nga konsulentë të huaj
Konsulenti që përgatiti studimin e fizibilitetit të rrugës Durrës-Morinë, ka studjuar tre variante. Nga këto, dy variante parashikojnë kalimin kryesisht në gjurmet egzistuese, ndërsa varianti i tretë parashikon një ndërtim të ri në luginën e Fanit të Madh.
Ky variant për të cilin, u prononcuan pjesëmarrësit, është drejtimi më i shkurtër (170 km) që përshkohet për rreth dy orë dhe që realizon një rrugë të kategorive të larta me shpejtësi projektimi 80 deri në 100 km/h, ndërkohë që dy variantet e tjerë përfaqësojnë rrugë malore dhe tepër malore që nuk lejojnë shpejtësi më të mëdha se 50-60 km/h.
Këshilli Kombëtar analizoi me përgjegjësi dhe kujdes edhe gjerësinë e ardhshme të rrugës dhe arriti në përfundimin që rruga duhet të jetë me katër kalime, të cilat do të bëhen efektive që në momentin e ndërtimit ose në një kohë të mëvonshme, në varësi të zhvillimit të trafikut. Pra, rruga do të projektohet me katër kalime, (20 metra), por, në vartësi të trafikut do të ndërtohet fillimisht me dy kalime, në mënyrë që në një të ardhme, kur trafiku të justifikojë nevojën e katër kalimeve, të jetë më i thjeshtë ndërtimi i saj.
Mbi këtë bazë, konceptimi dhe projektimi i saj do të bëhet për katër kalime gjë që thjeshton në një masë të konsiderureshme realizimin final të ketij projekti, sipas nevojave dhe koncepteve moderne.
Ndërkohë proçesi i shpronësimeve dhe ndërtimi i veprave të mëdha mund të realizohet menjëherë gjithashtu për katër kalime, duke e lënë të hapur dhe më të lehtë për t'u realizuar perspektivën e ndërtimit të kësaj rruge me katër kalime.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›