E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi hapjen e pikës së re kufitare në Dobrunë të Hasit, në kufirin shtetëror tokësor të Republikës së Shqipërisë me Kosovën. Hapja e k

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi hapjen e pikës së re kufitare në Dobrunë të Hasit, në kufirin shtetëror tokësor të Republikës së Shqipërisë me Kosovën.

Hapja e këtij vendkalimi të ri do të ndikojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve në kalimin e kufirit me Kosovën, do të parandalojë kalimin e paligjshëm dhe do të forcojë kontrollin e shtetasve dhe mjeteve që kalojnë kufirin.

Gjatë takimeve të zhvilluara ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Rendit Publik të Shqipërisë dhe atyre të UNMIK-ut, si dhe takimit të autoriteteve të larta të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të UNMIK-ut, zhvilluar në qershor 2003, është rënë dakort për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Dobrunë.

Hapja e këtij vendkalimi do të ndihmonte banorët e 6 fshatrave për komunikimin me Kosovën, tregëti, lidhje miqësore, kulturore, arsimore. Për më tepër të dy anët e kufirit lidhen me rrugë, e cila historikisht ka qenë mjet komunikimi. Ndërkohë, 20 nxënës të shkollës së mesme Dobrunë vazhdojnë studimet në anën tjetër të kufirit.

Posta kufitare Dobrunë është funksionale dhe me efektiv të plotë për të kryer detyrat e vendkalimit kufitar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›