E Diel, 1 Nëntor 2026

-Kryeministri kerkon mos ndikimin e autoriteteve qeveritare në OJF Kryeministri Nano, për të inkurajuar afrimin dhe kontributin në administratën publike të shtetasve shqiptarë që kanë pÃ

-Kryeministri kerkon mos ndikimin e autoriteteve qeveritare në OJF

Kryeministri Nano, për të inkurajuar afrimin dhe kontributin në administratën publike të shtetasve shqiptarë që kanë përfunduar studimet universitare apo pasuniversitare, në universitetet dhe institucionet arsimore jashtë vendit, ka kërkuar përmes një urdhëri që institucionet qëndrore, në funksion të ligjit për statusin e nëpunësit civil, të aktivizojnë mekanizmat e duhur për të afruar kandidatë me cilësi të tilla në proçesin e konkurimit

Në vijim të kësaj, Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me ministritë e linjës ka aktivizuar ligjërisht heqjen e kriterit të vjetërsisë në punë për aplikimet në pozicionin e specialistit në institucionet qendrore.

Gjithashtu, Kryeministri Fatos Nano, nëpërmjet një urdhëri të posaçëm ka kërkuar mospërfshirjen e ministrave dhe të zëvendësministrave në anëtarësimin në organizatat jofitimprurëse, dhe po ashtu zgjedhjen apo të emërimin e tyre në organet drejtuese të këtyre organizatave. Ky urdhër synon që organizatat e shoqërise civile të mos kenë ndikim nga struktura të qeverisë në misionin e tyre të vlerësueshëm dhe të rëndësishëm.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›