Sot vendimi për “rastin Tisa”
Gjykata e Qarkut në Prishtinë sot pritet të shpallë aktgjykimin në “rastin Tisa”. Këtë e ka konfirmuar edhe EULEX-i përmes zëdhënësit Kai Mueller-Berner.
Ai ka thënë se gjykimi në këtë rast, ku akuzohen tetë persona për krim të organizuar dhe trafikim me emigrantë, ka përfunduar, raporton Zëri.
Në tragjedinë e lumit Tisa, në vjeshtën e vitit 2009 patën humbur jetën 15 persona, në mesin e tyre 7 fëmijë. Të përfshirë në aktakuzë janë: Fatmir Pajaziti, Shpejtim Ademaj dhe Avni Hajdari, të cilët gjenden në paraburgim, Xhemajl Halilaj e Blerim Ademaj, që gjenden në arrest shtëpiak, si dhe tre persona që mbrohen në liri: Shaip Selmani, Ismail Krapi dhe Rabit Ajvazi.
Tetë personat akuzohen se kanë bashkëpunuar si grup kriminal dhe janë marrë me trafi kimin e kosovarëve, duke i dërguar ata nga Kosova për në vende të tjera të Evropës. Personat që tashmë janë të përfshirë në aktakuzë akuzohen se me biznesin e zhvilluar kanë marrë shuma të majme parash.