Sot, vota përfundimtare për paketën ekonomike
Legjislacioni për stimulin
ekonomik, në thelbin
e planit për shpëtimin e
ekonomisë nga ana e Presidentit
amerikan Obama, do të marrë
sot votën fi nale në Kongres dhe
në Senat pas një turi të gjatë dhe
të vështirë diskutimesh e debati
në lidhje me çështjet e taksave
dhe mënyrat se si do të shpenzohen
të 789 miliardë dollarët e
paketës. Obama, që ka bërë një
fushatë energjike për paketën,
pretendon se ajo do të krijojë
3.5 milionë vende të reja pune
dhe do ta çojë ekonominë sërish
në ritmin e mëparshëm. Paketa
është e pajisur me shumë masa
ekonomike, jo vetëm për institucionet
financiare, por edhe
për individët që po përballen me
një krizë të rëndë ekonomike, që
i ka shkaktuar humbje të mëdha.
Kështu, në radhë të parë, në
vëmendje të posaçme do të jenë
ata që kanë humbur vendet e
punës si pasojë e krizës ekonomike
dhe një pjesë e mirë do të
shkojë për projektet e transportit
dhe të rindërtimit. Paketa, në
tërësi, do ta marrë votën e saj
përfundimtare në Senat dhe
në Kongres gjatë seancave të
sotme parlamentare. Përplasjet
për miratimin e paketës mes
republikanëve dhe demokratëve
në Kongres kanë qenë shumë
të mëdha. Për të sqaruar sa më
mirë njerëzit në lidhje me të
gjitha përfi timet e paketës, Presidenti
Obama bëri një fushatë të
shkurtër në vendet me papunësi
më të lartë dhe u foli njerëzve me
tonin dhe mënyrën e fushatës
elektorale. Një nga pikat e forta
të paketës është edhe ndryshimi
i mënyrës së pagesës së taksës
për të pasurit. Një rregullator i
posaçëm do të sigurojë që ata të
mos kenë mundësi t‘i shmangen
evazionit fi skal dhe të paguajnë
si të gjithë të tjerët. Negociatat
mes palëve për miratimin e paketës
përfunduan të mërkurën
pas bisedimeve mes një grupi të
vogël negociatorësh të Kongresit
dhe Senatit. Republikanët kanë
kritikuar gjatë gjithë kohës koston
e madhe të ligjit në një kohë
kur defi citi buxhetor ka arritur
në shifra ekstreme. Për Obamën,
rëndësia e miratimit të kësaj pakete
është shumë e madhe, sepse
sipas tij, nëse ajo nuk do të ishte
bërë, vendi do të shkonte drejt
një katastrofe të sigurt.
ekonomik, në thelbin
e planit për shpëtimin e
ekonomisë nga ana e Presidentit
amerikan Obama, do të marrë
sot votën fi nale në Kongres dhe
në Senat pas një turi të gjatë dhe
të vështirë diskutimesh e debati
në lidhje me çështjet e taksave
dhe mënyrat se si do të shpenzohen
të 789 miliardë dollarët e
paketës. Obama, që ka bërë një
fushatë energjike për paketën,
pretendon se ajo do të krijojë
3.5 milionë vende të reja pune
dhe do ta çojë ekonominë sërish
në ritmin e mëparshëm. Paketa
është e pajisur me shumë masa
ekonomike, jo vetëm për institucionet
financiare, por edhe
për individët që po përballen me
një krizë të rëndë ekonomike, që
i ka shkaktuar humbje të mëdha.
Kështu, në radhë të parë, në
vëmendje të posaçme do të jenë
ata që kanë humbur vendet e
punës si pasojë e krizës ekonomike
dhe një pjesë e mirë do të
shkojë për projektet e transportit
dhe të rindërtimit. Paketa, në
tërësi, do ta marrë votën e saj
përfundimtare në Senat dhe
në Kongres gjatë seancave të
sotme parlamentare. Përplasjet
për miratimin e paketës mes
republikanëve dhe demokratëve
në Kongres kanë qenë shumë
të mëdha. Për të sqaruar sa më
mirë njerëzit në lidhje me të
gjitha përfi timet e paketës, Presidenti
Obama bëri një fushatë të
shkurtër në vendet me papunësi
më të lartë dhe u foli njerëzve me
tonin dhe mënyrën e fushatës
elektorale. Një nga pikat e forta
të paketës është edhe ndryshimi
i mënyrës së pagesës së taksës
për të pasurit. Një rregullator i
posaçëm do të sigurojë që ata të
mos kenë mundësi t‘i shmangen
evazionit fi skal dhe të paguajnë
si të gjithë të tjerët. Negociatat
mes palëve për miratimin e paketës
përfunduan të mërkurën
pas bisedimeve mes një grupi të
vogël negociatorësh të Kongresit
dhe Senatit. Republikanët kanë
kritikuar gjatë gjithë kohës koston
e madhe të ligjit në një kohë
kur defi citi buxhetor ka arritur
në shifra ekstreme. Për Obamën,
rëndësia e miratimit të kësaj pakete
është shumë e madhe, sepse
sipas tij, nëse ajo nuk do të ishte
bërë, vendi do të shkonte drejt
një katastrofe të sigurt.