Si e joshi Sarkozi, Brunin
Franca tashmë e dinte që dashuria mes
Presidentit të tyre, Sarkozi, dhe ish-mod
eles e këngëtares Karla Bruni, ishte një
dashuri me shikim të parë. Por dje francezëve u
janë ofruar të gjitha detajet e romancës së nxehtë
e të menjëhershme mes çiftit të parë të vendit.
I njohur për impulsivitetin e tij të jashtëzakonshëm
dhe mënyrën e nxituar e të shpejtë me
të cilën bën gjithçka në jetë, mësohet se Sarkozia
i ofroi martesë ish-modeles Bruni që natën e parë
të takimit të tyre. Kjo ndodhi gjatë një darke
mondane, në të cilën merrnin pjesë shumë
politikanë dhe njerëz të artit dhe sigurisht që
ndër të ftuarit e shumtë Bruni shquante për
bukurinë e rrallë dhe famën si këngëtare, por
edhe si "ngrënëse meshkujsh". Sipas një dëshmitari
që ka asistuar në momentet e para të romancës
presidenciale, ai madje edhe e puthi
Brunin në buzë për herë të parë. Presidenti që
në atë kohë, pra në fund të vitit 2007, sapo ishte
divorcuar nga bashkëshortja
e tij e dytë, Sesilja,
thuhet se që në fillim
pretendoi që të ishte partneri
seksual dhe romantik
i Brunit dhe gjatë bisedës
së tyre të parë ai madje ia
kishte sharë Karlës këmbët
e këngëtarit të famshëm
Mik Xheger. Ky i fundit
ka qenë një nga të
dashurit e modeles franko-
italiane. Detajet e
"nxehta" të momenteve të
para romantike mes
Sarkozisë dhe Brunit kanë
dalë dje në shtypin francez
nga Zhak Seguela,
njeriu që i ftoi ata të dy në
shtëpinë e tij në nëntor të
vitit 2007. Pas atij takimi erdhi
edhe martesa e shpejtë
disa javë më vonë. Zhak
Seguela, 75-vjeçar dhe një
nga yjet e botës së reklamave
në Francë, si dhe
mik i Presidentit dhe
bashkëshortes së tij të
ardhshme, e vuri re menjëherë
"shkëndijën" mes
të "dy miqve". Për këtë
lidhje që u shndërrua
shumë shpejt në një martesë,
ai ka shkruar një libër të posaçëm me titull
"Biografi e paautorizuar". Sarkozi 54-vjeçar thuhet
se e "luajti" gjithë lojën e tij të joshjes ndaj
Karlës edhe në prezencë të personave të tjerë
që ishin prezent në mbrëmje. Ishte vetë Presidenti
ai që i kishte kërkuar mikut të tij që të organizonte
një mbrëmje për t‘i ngritur moralin
pas largimit të ish-bashkëshortes së tij, Sesilja,
me një tjetër burrë. Në këtë mbrëmje ndodhi
edhe tërheqja e tij fatale ndaj zonjushë Brunit,
e cila sapo kishte mbushur 40 vjeçe në atë kohë.
Karla, sapo e vuri re sjelljen tepër joshëse të
Presidentit ndaj saj, e paralajmëroi se ishte në
dijeni të reputacionit të tij si njeri i dhënë pas
femrave. "Reputacioni im nuk është më i keq se
yti", thuhet se iu përgjigj Sarkozia paralajmërimit
të Brunit. Më pas ai vazhdoi: "Unë të njoh mirë,
edhe pse nuk të kam takuar më parë dhe të
kuptoj shumë mirë... sepse jam shumë i ngjashëm
me ty". Më pas ai i premtoi këngëtares se
do të ishte në rreshtin e parë në koncertin e saj
të afërm. "Aty do të shpallim fejesën. Do ta shohësh
që do ta bëjmë më mirë nga sa e bënë Merlin
dhe Kenedi", i tha më pas Sarkozi. Ndërsa
Bruni iu përgjigj: "Fejesë? Kurrë. Nga sot e tutje
unë dua vetëm të jetoj me atë njeri që do të më
falë një fëmijë". Sarkozi ia priti: "Unë kam rritur
5 deri tani, ç‘më kushton një më shumë"? Më pas,
duke iu afruar Brunit më afër e me fjalë gati
pëshpëritëse, i tha: "Vë bast se nuk do të ta mbante
që të më puthje në buzë këtu para të gjithëve".
Ajo nuk iu përgjigj dhe Presidenti e ftoi që t‘i kalonin
së bashku Krishtlindjet
e ardhshme në Egjipt. Ajo
refuzoi. Çifti, të cilin autori i
librit, Seguela, e përshkruan
si "shekspirian", u largua
nga mbrëmja jo fort vonë
dhe makina presidenciale e
shoqëroi Brunin deri në
banesë, pasi këngëtarja i
kishte dhënë më parë
Sarkozisë numrin e telefonit.
Dhjetë minuta pasi
kishte hyrë në shtëpi, Bruni
i telefonoi organizatorit të
mbrëmjes e i thotë: "Ëëë...
çfarë sharmi, çfarë inteligjence,
çfarë vëmendjeje,
çfarë energjie, çfarë
mënyre për të ndjellë...
Vetëm se m‘u duk pak harbut.
I dhashë numrin e telefonit
dhe ende nuk më ka
marrë". Seguela e përshkruan
çiftin të bërë për njëritjetrin,
pavarësisht reputacionit
të Brunit si grua grabitqare
dhe përçmimit fillestar
për Presidentin. Sarkozi
e paralajmëroi Brunin se
shoqërimi me të nuk do të
ishte aspak i lehtë, duke
qenë se ai ndiqej nga një
ushtri paparacësh. Ajo ishte
përgjigjur se e kishte fare mirë parasysh një
situatë të tillë dhe se ishte e specializuar për raste
të tilla. Marrëdhënia me këngëtarin britanik
qëndroi e fshehtë për tetë vjet dhe asnjë fotograf
nuk mundi t‘i kapte bashkë. Më pas Bruni shpjegoi
se e përçmonte Mik Xhekerin, që më pas u
martua me Xherry Hall. Vetë Seguela, menjëherë
pas takimit të parë, u bind se Bruni ishte e interesuar
për Presidentin edhe nga fakti se që prej
asaj nate të parë, këngëtarja vishej gjithmonë me
sandale e këpucë të sheshta për të mos ta kaluar
shumë në gjatësi të shoqin.