Sovraniteti i Kosovës po iu dorëzohet Serbisë

Ai në një prononcim për Kosovapress, ka thënë se Kosova do të duhej të konsideronte kufirin me Serbinë si kufi ndërshtetëror dhe të vendos flamurin ndërshtetëror.
Selimi: Serbia nuk e konsideron kufi
Video
“Mendoj që edhe njëherë Qeveria e Kosovës përmes ministri Rexhepi po ja dorëzon apo po tenton të ja dorëzon sovranitetin Serbisë për shkak se nuk përdoret flamuri ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë duke konsideruar si kufi jo ndërshtetëror. Në anën tjetër thotë që edhe Serbia në kufi nuk do të ketë flamurin e saj në kufi me Kosovë. Serbia nuk është e interesuar të ketë flamur shtetëror në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë për shkak se Serbia nuk e konsideron këtë si kufi.Ne do duhet të konsideronim këtë si kufi dhe do të duhej të kishim flamurin shtetëror dhe do të duhej të konsideronim këtë kufij ndërshtetëror. Kosova nuk po e bënë këtë, kurse Serbia nuk është e interesuar as të ketë flamurin në kufi të Kosovës dhe Serbisë dhe as nuk është e interesuar që kufi të trajtoj si kufi ndërshtetëror”, ka theksuar Selimi.
Madje , ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhej të merrte si një fitore nëse Serbia nuk pranon të vendos flamurin e saj mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që siç thotë ai ajo nuk e konsideron këtë kufi. Sipas tij ky kufi do të duhej të trajtohej si kufi së paku ndërshtetëror si trajtohen kufijtë me Malin e Zi e Maqedoninë dhe Shqipërinë.
“Në fakt Qeveria e Kosovës në raport me Shqipërinë e valvit flamurin e shtetëror në raport me Shqipërinë sillet si shtet i ndarë nga Shqipëria, kurse në raport me Serbinë e ul flamurin e fsheh flamurin apo nuk e valvit këtë flamur me Serbinë që i bie karshi Shqipërisë sillet si shtet, kurse karshi Serbisë sillet si provincë e saj për shkak se nuk e konsideron këtë kufi nuk e konsideron si kufi shtetëror dhe në asnjë marrëveshje nuk trajtohet kufiri i Kosovës dhe Serbisë si kufi ndërshtetëror”, ka theksuar ai.
Deputeti Selimi ka thënë se Qeveria po vazhdon të implementojë një marrëveshje që qysh në fillim nga Lëvizje Vetëvendosje është denoncuar në dëm të Kosovës, për shkak se marrëveshja e IBM-i nuk është marrëveshje ndërkufitare me Serbinë, por është marrëveshje për pikat kaluese me Serbinë duke ju referuar këtyre pikave kaluese si kufi administrativ dhe jo kufi ndërshtetëror.
Ai u ndal edhe te bisedimet me Serbinë, duke thënë se një vit pas këtyre bisedimeve, Serbia është ofruar më afër Evropës se ka fituar me liberalizimin e vizave, por edhe ka përfituar në raporte të tjera me marrjen e statusit kandidat për Bashkim Evropian, kurse Kosova me bisedimet politike po ofrohet më afër Serbisë.
Ndërkohë në lidhje me deklaratën e Baroneshës Catherine Ashton se Prishtinën dhe Beogradin e presin vendime të vështira, Selimi ka thënë se vendimet e vështira për shqiptarët e Kosovës janë marr qysh në kohën e luftës, me këtë rast shqiptarët kanë luftuar që mos të ketë vendime të vështira më.
Po ai ka thënë se përderisa Qeveria e Kosovës nuk shkëputet nga Serbia, mund të priten vendime të vështira.
“Përderisa nuk ka punë të mirëfilltë të Qeverisë së Kosovës për tu shkëputur nga Serbia mund të mendohet të merren vendime të vështira. Por se të merren vendime të vështira duhesh të merrësh vendime të drejta e vendimet të drejta është shkëputja totale e Kosovës nga Serbia”, ka thënë Selimi.