E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia për bisedimet, brenda 10 ditësh

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq është shprehur se thelb i bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk duhet të jetë detyrimi i Serbisë për të njohur Kosovën, pasi shteti serb nuk do të ishte i gatshëm të merrte pjesë në to.

Ai gjatë një konference me gazetarë në Beograd, ka thënë se brenda dhjetë ditësh do të përpilohet strategjia e bisedimeve me Prishtinën.

"Më e rëndësishme është se çfarë do të flitet, sesa kush do të ulet rreth tryezës", ka thënë ai.

Pas bisedimeve me shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian, për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, kryeministri serb ka thënë se Serbia është e gatshme për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›