Pogba ambicioz

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka treguar për ambiciet e tij për tu bërë futbollisti më i mirë në botë.
19 vjeçari iu bashkua gjigantit torinez gjatë afatit kalimtar të verës pas skadimit të kontratës me Manchester Unitedin. “Juventus mund të më ndihmoj në realizimin e ëndrrës për tu bërë futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi kapiteni i përfaqësueses U-21 të Francës.
“Ky është synimi im dhe për ta realizuar ju duhet të luani për klubet më të mira, si Juventus. Konkurrenca është e fortë por jam i kënaqur nëse luaj 25 ndeshje këtë sezon”, u shpreh ai.