E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet drejtori i Irna’s

Autoritetet iraniane kanë arrestuar këshilltarin për media të presidentit Mahmoud Ahmadinejad, respektivisht drejtorin e agjencisë iraniane të lajmeve (Irna), Ali Akbar Javanfekr.

Po ashtu, autoritetet kanë mbyllur edhe gazetën e matur ditore ‘Shargh’, me arsyetimin sa ka publikuar stripin satirik në të cilin, sipas tyre, nënçmohen veteranët e luftës.

Javanfekr është arrestuar në kohën kur Ahmadinajd po mbante fjalim para Asamblesë së përgjithshme të OKB, në New York.

Ai është dërguar në burgun e Teheranit, Evin, ku do të mbajë dënimin me burg prej gjashtë muajve, për shkak të publikimit të materialit me të cilin nënçmoi kodeksin islamik dhe moralin publik.

Avokati i tij deklaroi se, akuzat kanë të bëjnë me një tekst të publikuar në një gazetë shtetërore që kontrollohej nga Javanfekr, ku ai kritikoi detyrimin e iranianeve që të bartin shami.

Javanfekr akuzohet se, në një web-faqe personale, në vitin 2011 ka ofenduar edhe liderin suprem iranian, ajatollahun Ali Khamenei.

Javanfekr, i cili ishte drejtues i grupit medial që boton disa gazeta dhe revista, punonte edhe si këshilltar për media i presidentit Ahmadinejad.

Sipas agjencisë AFP, ka kohë që Javanfekr është në shënjestër të gjykatësve dhe politikanëve konservatorë, të cilët konsiderojnë e ai dhe presidenti po synojnë të lëkundin parimet themelore të fesë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›