Spaçi, shikuar me lentet e protagonistëve
Nga Bashkim Fishta
(Ish-i dënuar politik në Revoltën e Spaçit)
I nderuar lexues, te nderuar bashkatdhetar, ndodhem ne Atdhe enkas per te organizuar e per te kujtuar nje ngjarje qe per nga rrethanat, menyren dhe kushtet ne te cilen u zhvillua do te them se ishte nje nga ngjarjet me domethense mbas asaj te Posribes ne 1946. Nëse ateher diktatura ishte ne hapat e para te konsolidimit, ne Majin e 1973 ishte ne kulmet e saj kriminale.
Po lexoj me shume kërshëri e etje shkrimet e Z. Kastriot Dervishi dhe deshiroj ta pergezoj publikisht per iniciativen dhe vertetesine e shume episodeve te gershetuara gjate atyre tre diteve te paharrueshme per ne protagonistet qe me nje kurajo, qe do ta cilesoja vdekjeprurëse per kohen dhe rrethanat ne te cilen u zhvillua Revolta.
Perpara se te analizojme se bashku me ju lexues me gazeten ne dore raportin e Kriminelit Feçor Shehu, zevendes minister i brendshem i kohes, qe me shume elegance e profesionalitet Z. Kastriot Dervishi na e servir ne shkrimet e tij, deshiroj t’ju kthej paksa mbrapa ne kohe, jo me shume se 2 vjet, per te kuptuar me mire sesi dhe perse nisi Revolta e Spaçit.
Ngjarjet e viteve 1970 - 1971, pothuajse njihen nga te gjithë, ndoshta me perciptazi nga rinia e sotme, ku Ramiz Alia ne ate kohe Sekretar i Pare i Rinise pran Komitetit Qendror, filloi nje fare liberalizimi ne menyren e te te sjellurit te Rinise, gje qe padyshim reflektoi dalëngadalë edhe ne jeten e përditshme e sidomos ne aktivitetet kulturale (te gjithe kujtojme me deshire e pse jo me nostalgji) festivalin e Agim Krajkes e te Sherif Merdanit (sa per te permendur dy emra).
Por ky liberalizim nuk kishte si të mos reflektonte edhe ne jeten e perditshme te te burgosurve (megjithëse duhet pranuar qe po hynte me shume ndrojtje). Mund te imagjinoni nje kapter te kampit te “riedukimit” te Spaçit, te kalonte nga hekurat dhe kerbaçi deri ne ate pike sa te ulej e te luante “Karta” me te dënuarit! Beh, nuk eshte e lehte. Disa nga n/oficeret nuk ishin dakort me keto sjellje liberale, sepse deshironin te ruanin me çdo kusht autoritetin e tyre mbi te denuarit Politik. Zef Mardhoqi, Gjin Zefi e ne veçanti Preng Rapi skërmitnin dhembet dhe kercenonin se do t’ju bejme ta paguani dyfish kete qe po ju lejon komandanti sot!.
Por si çdo enderr edhe kjo e jona ne kampin e perqendrimit ne Spaç u zvarrit dalngadal per t’ja liruar vendin nje fortune shume me te terbuar e cila “pastroi” oborrin e Spaçit nga gjethet e rena gjate vjeshtes e dimrit te ftohte te 1973-shit. Me c’kuptuam komandes i vjen urdher qe te eleminohet çdo lloj tolerimi apo liberalizimi me te denuarit politikë, sidomos vlen për t’u theksuar Preng Rapi i cili ferkonte duart e thoshte: “He he, qen bir qenash, kujtojshit se kishit dek partaja, shpertin do t’ua marr”.
Keto ndryshime te menjëhershme te filluara nga Janari 1973 na gjetën te papërgatitur psikologjikisht, sic duket nga terheqja e menjehershme litari u keput. Reagimi i pare u reflektua nga I ndjeri Pal Zefi, i cili pa as me te voglin hezitim, shprehu dhe vuri ne zbatim vendimin e tij per te mos punuar per Diktatorin. Komanda e izoloi menjëherë dhe pa zhurme per te mos lejuar perhapjen e kesaj ideje.
Ne keto rrethana arrijme ne daten 21 Maj 1973 dite ne te cilen fillon edhe raporti i Feçor Shehut per sejmenet e tij. Raporte qe me profesionalizem na i servir Z. Dervishi e qe na japin shkas, ne deshmitarëve okulare te kundershtojme pavërtetësite, madje nga krimineli i regjur Feçor Shehu.
Dhe pikerisht kur thote: “Ndermjet te denuarve qe ishin ndeshkuar ishte edhe Pal Gjet Zefi, i datlindjes 1940 nga Rrushkulli i Durresit, i denuar me 10 vjet heqje lirie per agjitacion e propagandë. Ky ishte ndeshkuar nga komanda me nje muaj vuajtje denimi ne dhomat e izolimit per arsye se kishte shkelur rende rregullat e vendosura ne repart. Deri ne keto moment raporti eshte konform se vertetes. Ne kohen qe nen oficeri çel deren per t’i hequr batanijen, ai arbitrarisht iken dhe bashkohet me turmen e te denuarve qe ishin ne oborr. Nenoficeri e gjurmon dhe mbasi e gjen, i ben thirrje qe te shkoje ne dhomat e izolimit, kur ai nuk u bind, tentoi ta marre por ai refuzoi duke e kanosur. I denuari qendronte ne tarrace duke mbajtur nen dore nje hekur, te gjate rreth 2 metra (qe e kishte gjetur gjate kohes qe iku nga dhomat e izolimit), mbasi te tilla gjera ne këtë kamp ka shume dhe thote se nuk le asnjeri te afrohet se do ta qelloj. Kjo ndodhi rreth ores 5 te dates 21 Maj 1973”.
Ky ishte fillimi i raportit te shkruar nga Zv. Ministri i brendshem Fecor Shehu, jo vetem genjeshtar, por mashtrues e kriminel, ai dhe ata qe ia kane servirur keto genjeshtra me bisht. E verteta eshte se me 21 Maj 1973 ne oren e mesiperme ndodhi pikerisht kjo:
Ate dite oficeri i rojes, operativ i sigurimit, krimineli Fejzi Lico, nga Vlora drejtohet ne birucat e izolimit, bashke me sejment e tij nenoficerat (komandantet e brigadave te punes) per te nxjerre me force Pal Gjet Zefin ne pune, te gjendur para nje muri te palevizur nga vendimi i tij, te gjithe paperjashtim i rishkruajm emrat per respekt te lexuesit: Fejzi Lico, Mark Tuci, Ndue Lleshi, Zef Mardhoqi, Gjet Çupi, Skender Neziri, Frrok Deda dhe Ndue Prenga. Keta kriminela te cituar më siper kane hyre ne ambjentet e brendshme te kampit, perfshire birucat e izolimit, me paramendim dhe te urdheruar qe me cdo kusht Pal Zefi te nxirrej ne pune, sikur edhe ne barrelë (me tezge) nga biruca deri ne korridorin ndermjet dy pallateve (fjetoreve) do te pershkoheshin te pakten 300 m te cilat rahmetliu i ka pershkruar nen goditjet e forta e te pameshirueshme te katilëve mirditorë. E kane hedhur perpara gjithe te burgosurve qe ishin rreshtuar per te marrë turnin e punes. Ky ishte nje provokim shume i hapur qe na u servir nga rojet e punes. Ne te denuarit e dinim qe ishte Pal Zefi, se njeri tjeter nuk mund ta njihte ate kufome te hedhur pertoke e te mbuluar ne gjak. Per mua qe isha ne tarrace dhe peshoja ne ate periudhe 39 kg ne nje moshe qe s’i kisha mbushur akoma 28 vjeç, ndjeja nje keqardhje te papershkrueshme e nje deshire te madhe per te reaguar, por mundesitë fizike ishin te pamjaftueshme per te perballur ato bisha te egersuara. Por kjo situate nuk do te kishte te njëjtin reagim tek Fadil Dushku (kampion boksi i ekipit te Elbasanit) e Demir Porjani, Dashnor Kazazi apo Dervish Bejko, te cilet nuk priten më, por u shkeputen nga taraca dhe po fluturonin drejt “vdekjes”. Duhej me te vërtete guxim shume i madh te kerkoje t’jua hiqje nga duart prenë asaj lukunie ujqerish te uritur. Ata djem e kishin, ata i morën me grushta kriminelet aq sa ne ikje operative Fejzi Lico ra ne gropen e gelqeres qe nevojitej per objektin ne ndërtim, shpejt e nxjerrin nga gropa policet e tij dhe dolen nga territori i kampit.
Kjo ishte e verteta e fillimit te asaj qe u cilësua si Revolta e Spaçit.
Ne librin “Liri dhe Hekura” nje kapitull kushtuar revoltes se Spaçit do te shkruaja: “Ishte si shperthimi i mijëra minave sebashku, si shembja e nje dige te nje hidrocentrali te fuqishem, u duk si shperthimi i pakontrolluar i nje vullkani. Ky ishte vlerësimi qe diktatura komuniste i dha qysh ne hapat e para, asaj qe u stigmatizua Revolta e Spaçit”.
Ku per tre dite rresht ishim me te vertete te lire te shpreheshim ashtu sic e mendonim. Keto ishin te vertetat e revoltes se Spacit qe Feçor Shehu e kompani kishin frike ti pranonin.
Por ai nuk mjaftohej me kaq por ne shenimet e tij shkruan: “Megjithë konditat e mira qe partia ju ka krijuar per te punuar, habitemi si ata refuzojnë thirrjet e komandes per te dalë ne pune”. Bukur: Per te komentuar keto kondita domosdoshmerisht duhet t’ju referohemi si normativave ushqimore, ashtu edhe normave ne frontet e punes: Nuk mundem te konceptoj me sa paturpesi nje “burrë” shteti paraqet nje raport pune, per me teper ne ministrine e brendshme, bazuar vetem ne genjeshtra dhe mashtrim (Po, Po keni te drejte, ndodh keshtu sepse jane komunista). Ne konditat e “mira” benin pjese: 7 gr vaj ne dite, 45 gr ose groshe ose makarona ose oriz (gjithmone veç e veç, kur guzhinierët benin grosh-makarona, grosh-oriz, oriz-makarona, gjithmonë pergjysmohej asortimenti). Dieta permbante edhe patate, speca e presh, te cilat na i servirnin vetem te ziera dhe për ti embeltuar te gjitha keto, kishim edhe 10 gr sheqer per çajin. Ne galeri na duhej (per ata qe punonin nentoke) te mbushnin 7 vagona ne turn, me bakër ose pirit (nje vagon mbartete 2.1 ton). Shpesh here duhej te rrije ne gjunje sepse ambienti i punes nuk te lejonte te ngarkoje normalisht. Nje punëtor i siperfaqes per te realizuar normen duhej te shkarkonte te gjitha trimozhat nentokesore te cilat arrinin te mbartnin edhe 100 vagona, grupi i siperfaqes perbehej prej 3 vetash.
Te merrte frika te ktheheshe ne fjetore sepse ne nje siperfaqe prej 20m2, me shtretër prej 3 (tre) katesh ne vetem 50 cm gjerësi per secilin, jetonin deri ne 51 persona, mos harrojme se çizmet dhe pecet qe luanin rolin e çorapeve, duhej t’i sistemonim brenda dhomes, secili perpara dyshekut te tij me kashte.
E pra Feçor Shehu na fliste se ishte i çuditur si nuk i shihnim gjithë këto kondita te mira qe na kishte krijuar partia. Do te dëshiroja edhe njehere te kujtoj dhe te perkulem me respekt te thelle ne kujtim te te pushkatuarve te Spaçit, te cilet ishin po aq fajtor sa edhe 69 te denuarit e tjere. Hajri Pashaj, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Skender Daja. Përjetë kujtimi i tyre!
Te dergosh me firmen tende mbi 800 vetë ne pushkatim dhe te flesh i qetë, këtë mund ta bëjë vetëm krimineli Aranit Çela.