E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia-PLL: “Pavaresia e Kosoves, dite historike”

Partia Levizja e Legalitetit shperndau diten e djeshme flamuj kombetare ne bulevardin “Zog I” ne pritje te shpalljes se Pavaresise se Kosoves. Me kete rast, kryetari i PLL, Ekrem Spahia dhe Kryesia e kesaj partie, improvizuan para selise se tyre ne bulevardin “Zog I” nje konference shtypi, ne te cilen ishte i pranishem edhe princ Leka. Kjo konference u zhvillua duke pasur ne sfond nje flamur te madh kombetar, qe valevitej ne pritje te shpalljes se shtetit te Kosoves ne fasaden e selise se PLL. Kryetari i kesaj partie, Spahia, ne fjalen e mbajtur me kete rast, theksoi se Legaliteti, si nje parti me program te qarte kombetar, ka arsye te plote qe te ndjeje nje gezim te vecante per pavaresine qe pritet te shpallet. “Shpallja e shtetit te pavarur te Kosoves eshte ngjarja me e madhe historike e kombit shqiptar qe nga viti 1912 dhe sjell nje gezim te shumefishte jo vetem per kurorezimin me sukses te perpjekjes shekullore te nje pjese te kombit tone, por edhe se kjo ngjarje i radhit shqiptaret ne pjesen e kombeve te civilizuar me aspirata te qarta euroatlantike”, deklaroi Spahia ne fjalen e tij. Nisma e PLL-se per shperndarjen e flamujve shqiptare qytetareve do te vazhdoje edhe gjate fundjaves ne qytete te tjera te vendit.
F.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›