Tani vjen Kosova
Roger Cohen*
Evropa do te kete nje shtet te ri te dielen, Kosoven. Kjo i jep fund 17 viteve te pergjakshme te lufterave ne ish-Jugosllavi. Ky eshte nje rast per te festuar. Them se duhet festuar, me gjithe faktin se Serbia do kundershtoje vendimin, te cilin Kryeministri Koshtunica e cilesoi si krijimin e "ketij shteti sajese ne territorin serb". Edhe arusha ruse do te hungeroje, cfare do beje qe tensionet te ngrihen per pak kohe mbi Ballkan. Juristet do fillojne te perplasen per precedentin. E verteta eshte se pavaresia e Kosoves eshte e justifikuar, unike ne llojin e vet dhe e pashmangshme. Nuk ka rruge tjeter. Serbia e humbi lojen e nacionalizmit ne Kosove shume kohe me pare. Dallimet jane te paafrueshme dhe vonesat vetem sa do te demtonin rajonin.
Kete te diel, burime te besueshme me kane thene se Kosova do ta shpalle pavaresine, kurse ne fillim te javes tjeter, fuqite e medha, perfshire Shtetet e Bashkuara, Francen, Britanine dhe Gjermanine do ta njohin shtetin e ri. Ministrat e Jashtem ne takimin e se henes mund te bien dakord ne nje platforme te perbashket, e cila do te thote se kushtet per pranimin e shtetit te ri jane permbushur. Nje shumice e qarte e 27 vendeve anetare te BE-se pritet ta njohin shpejt Kosoven e pavarur. Qiproja, me pjesen e vet te pushtuar ne veri, do kryesoje vendet qe nuk do ta njohin Kosoven. Disa nga vendet e tjera te BE-se, qe jane dyshuese per shtetin e ri, jane Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Bullgaria.
Nese BE-ja do fliste me nje ze, do te ishte dicka e kendshme, por mbeshtetja ne shkalle te gjere eshte e mjaftueshme per Kosoven e pavarur. Kjo mbeshtetje ne radhe te pare i dedikohet punes se ambasadorit gjerman ne Britani, Wolfgang Ischinger. Ajo qe eshte me e rendesishmja, eshte se BE-ja dhe SHBA-te do ecin me nje hap, cfare nuk ka ndodhur shpesh koheve te fundit. "Kjo ka qene nje detyre e perbashket qe tregon se ne dhe Evropa duhet te punojme se bashku", tha Frank Wisner, ish-ambasadori amerikan ne Indi, i cili punoi ngushte me Ischingerin gjate vitit te fundit per te sjelle Kosoven dhe Serbine me afer. "Nuk ka pasur asnjehere ndonje perpjekje nga ndokush ne Beograd, t'i zgjaste doren shqiptareve te Kosoves", thote Wisner.
Zgjatja e dores per shqiptaret e Kosoves nuk ka qene dicka tipike serbe gjate dekadave te fundit. Sllobodan Milloshevici, diktatori serb, e hapi rrugen e pergjakshme te nacionalizmit serb me 24 prill 1987, kur gjate qendrimit ne Kosove deklaroi se te paret e serbeve do te fyheshin, nese shqiptaret benin c'donin. Heqja e autonomise se Kosoves nga Milloshevici ishte element thelbesor ne politiken e tij per kthimin e Jugosllavise ne Serbosllavi. Revolta kunder tij i solli pavaresine ish-republikave jugosllave nga Kroacia te Maqedonia. Serbet mund te hidhen perpjete dhe te bertasin, por Kosova eshte pjesa e fundit e nje shteti te vdekur qe pashmangshem duhet te shkeputet.
Shqiptaret, qe perbejne 95% te popullsise 2.1 milioneshe te Kosoves, nuk mund te pajtohen me nje Serbi qe i shtypi, i rrahu, i deboi dhe i vrau, derisa nderhyri NATO-ja ne vitin 1999. Beogradi nuk eshte Bern dhe nje Prishtine brenda Serbise do te ishte qyteti i sherrit. Serbet protestojne, duke iu mbajtur verberisht asaj se Ushtria Clirimtare e Kosoves nuk ishte engjell. Kur ende nuk kishte perfunduar gjenocidi serb kunder myslimaneve boshnjake ne vitin 1992 pame daljen ne skene te ushtrise boshnjake. Keshtu ndodh, persekutoje nje popull me mundime te pafundme dhe ata do te bashkohen, ngrihen, do te luftojne dhe do shkojne ne rrugen e tyre.
Cfare do beje Serbia tani? Vojisllav Koshtunica, Kryeministri nacionalist, tha se nuk do lejoje qe nje shtet i tille te ekzistoje per asnje minute. Kjo ka qene trumbeta serbe qe nga miratimi i Rezolutes 1244 ne Keshillin e Sigurimit te KB-ve, e cila e ben te qarte se OKB-ja do te mbikeqyre dhe NATO-ja do te mbroje Kosoven deri ne zgjidhjen perfundimtare. Beogradi asnjehere nuk ishte i interesuar per zgjidhjen. Pres qe Serbia te shkaktoje trazira modeste, por nuk do te shkoje deri te dhuna dhe ndalimi i energjise elektrike. Ndoshta nje pjese e 120 mije serbeve ne Kosove mund te dalin ne rruge. Serbet ne veri te Kosoves mund te nxiten per ndarje. Por, zgjedhja se fundi e Presidentit pro perendimor, Boris Tadic, do jete nje faktor vetepermbajtjeje. Po keshtu, SHBA-te dhe evropianet do te ushtrojne presion mbi shqiptaret. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka bere gjeste bashkepunimi dhe kjo eshte pozitive.
Rusia kerkon takim te Keshillit te Sigurimit, ku te mund te bertase e kercenoje. Por, problemi eshte se Rusia ka mbeshtetur kalin e gabuar. Evropa ka te drejte te tregoje se nuk do perkulet perballe presioneve ruse. Pa diskutim se Serbia deshiron te levize drejt anetaresimit ne BE. Kosova nuk eshte as Transnjestria, as Abkazia apo Osetia Jugore. Kosova eshte pjesa e mbetur e nje shteti qe nuk ekziston, Jugosllavise. Kosova ka qene per tete vjet nen administrimin nderkombetar me nje status pezull, e pamundur per te mbetur brenda Serbise. Milloshevici luajti me topin e nacionalizmit dhe humbi.
Ne afat te gjate, besoj se kjo zgjidhje do jete pozitive per Serbine. Ne vend qe te humbase kohe me betejat mesjetare dhe simbolizmin humbje-fitore dhe me kulturen helmuese te viktimizimit, Serbia do te filloje te shohe perpara, drejt Perendimit ne vend te Lindjes.
(*) Marre nga: “Nju Jork Times”