Spahia: Reforma zgjedhore te mbyllet brenda korrikut
Partia Levizja e Legalitetit kerkoi dje dhe amendimin e Kodit Zgjedhor brenda muajit korrik. Gjate mbledhjes se djeshme te Komitetit Drejtues te PLL-se u theksua nevoja e perfundimit te reformes zgjedhore brenda ketij sesioni parlamentar. Sipas kreut te PLL-se, Ekrem Spahia ishte e nevojshme qe Kodi Zgjedhor te amendohej sa me shpejt ne menyre qe qeveria te kishte gjithe kohen e duhur per te pergatitur infrastrukturen e duhur zgjedhore.
" PLL vlereson se do te ishte shume pozitive qe Kodi i ri Zgjedhor te miratohet brenda ketij sesioni parlamentar per te krijuar kohe te mjaftueshme per pergatitjen e te gjithe infrastruktures zgjedhore", theksoi Spahia ne fjalen e tij. Nga ana tjeter legalistet gjate mbledhjes se Komitetit Drejtues rikerkuan edhe te drejten e emigranteve shqiptare qe gjate zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, te kene te drejten e perfaqesimit te tyre ne nje zone zgjedhore me nje kandidat nga radhet e tyre. Kreu i PLL-se, Ekrem Spahia theksoi dje se ka ardhur koha qe te perfshihet ne ligj dhe te krijohet mundesia qe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te marrin pjese si mergata e vjeter politike, ashtu dhe emigracioni i ri, pas per te te dyja palet kane qene dhe jane nder kontribuuesit ne favor te Shqiperise. "Me Kodin e Ri Zgjedhor te krijohet nje rajon i vecante elektoral per te gjithe shqiptaret e diaspores, ku kandidatet per deputete te ketij rajoni te jene prej radheve te emigracionit", theksoi Spahia gjate zhvillimit te Komitetit Drejtues te PLL-se.
Po keshtu eliminimi i fenomenit te Dushkut, krijimi i regjistrit te sakte kombetar te votuesve, pajisja e shtetasve me karta identiteti, menaxhimi i procesit zgjedhor nga komisionare jopartiake, numerimi elektronik i fleteve te votimit, jane ceshtje te kerkuara nga legalistet per amendimin e Kodit Zgjedhor. Nga ana tjeter Partia Levizja e Legalitetit kerkoi nga qeveria diten e djeshme edhe zgjidhje perfundimtare per problemet e pronesise ne vend dhe po keshtu edhe denimin e krimeve te kryera gjate regjimit komunist.
F.Mejdini