E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epoke e re, Kosova me Kushtetute

Ne Republiken e Kosoves eshte shenuar nje epoke e re nga dje, pasi hyri ne fuqi zyrtarisht, Kushtetuta e shtetit me te ri, 119 dite pas pavaresise. Me hyrjen ne fuqi te saj, presidenti Fatmir Sejdiu ka nenshkruar dje dhe 41 ligje bazike shteterore qe burojne nga plani i Ahtisaarit. Kuvendi i Kosoves, ne koordinim me Zyren Civile Nderkombetare, i kishte hartuar dhe miratuar ato, ne kater muajt e fundit. Ky dokument i larte juridik qe permban 14 kapituj dhe 162 nene nenkupton se qe nga dita e djeshme autoritetet vendase do te administrojne Kosoven me baze ligjore. Tashme Kosova do te jete Republike Parlamentare me elemente te sistemit presidencial.

Deri ne hyrjen ne fuqi te Kushtetutes ligjet e miratuara ne Kuvendin e Kosoves i ka nenshkruar shefi i UNMIK-ut. Atmosfera e hyrjes ne fuqi te Kushtetutes eshte ndier qe ne mengjesin e sotem, kur Televizioni Publik i Kosoves ka hapur programin me intonimin e Himnit Shteteror te Republikes se Kosoves nen valevitjen e Flamurit Shteteror te republikes se Kosoves. Nderkohe eshte bere e ditur se Sherbimi Policor i Kosoves ka futur ne veprim qe nga e shtuna ne mesnate planin operativ te koduar "Kushtetuta", i cili kerkon ngritjen e vigjilences ne mbare territorin.

PROBLEMET

Hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Republikes se Kosoves u shenua me nje akademi solemne dje ne mbremje ne Prishtine. Aty moren pjese udheheqesit me te larte shteterore dhe politike te Kosoves, ambasadore dhe perfaqesues te zyrave diplomatike ne Prishtine, si dhe personalitete te jetes publike. Kosova deri tani eshte njohur nga 43 vende te botes. Presidenti Sejdiu tha dje, se pas shpalljes se pavaresise, hyrja e Kushtetutes ne fuqi eshte data me e rendesishme per Kosoven: "Kosova eshte vend demokratik qe do t'i zbatoje vlerat me te larta te demokracise, duke i respektuar te drejtat e pakicave dhe duke synuar qe ne te ardhmen te jete pjese e integrimeve euroatlantike". Sejdiu pranoi se ne Kosove ka dhe do te kete edhe probleme, sidomos ne pjesen veriore te saj. Por, sipas tij, ne bashkepunim me mekanizmat nderkombetare, institucionet vendore do te punojne qe pushteti legal dhe rendi kushtetues te shtrihen dhe te zbatohen edhe ne veri te Kosoves. "Edhe shtetet qe jane me sovranitet te hershem, te njohura nderkombetarisht dhe jane anetare te Kombeve te Bashkuara, kane probleme ne strukturen e brendshme te tyre. Ne deshirojme qe kjo pjese e hezitimeve per integrim te nje pjese te qytetareve serbe, te jete pjese e angazhimit tone te thelle ne te ardhmen, me projekte zhvillimore, me inkurajimin e tyre se Kosova eshte atdhe i te gjitheve dhe me nje ndihmese te drejtperdrejte te bashkesise nderkombetare qe eshte e pranishme ne Kosove", tha Sejdiu, pas ceremonise se nenshkrimit te ligjeve te pakos se Ahtisaarit, ku ishte i pranishem edhe shefi i ICO-s, Pieter Feith.

PAS 15 QERSHORIT

Duke filluar te funksionoje si shtet, Kosova, sipas presidentit Sejdiu, tashme duhet te angazhohet qe t'i zgjidhe problemet ekzistuese, duke i koordinuar veprimet e saj me bashkesine nderkombetare. Ne cdo rast, ai tha se as Kosova dhe as pjesa veriore e saj, nuk do te shnderrohet ne nje konflikt te ngrire. "Une mund te them se jane shume rrafshe qe duhet te punohet. E para, qe eshte edhe e nivelit parimor dhe e koduar te themi edhe me mbeshtetjen nderkombetare, eshte projekti Ahtisaari, qe parasheh shuarjen e strukturave paralele ne Kosove e qe eshte edhe qendrim i institucioneve te Kosoves, qe strukturat paralele te mos kene me hapesire ne Kosove. Ceshtja e dyte eshte qe ne ato pjese ku ka probleme ne Kosove, te jete nje pjese qe do te marre trajtimin themelor dhe esencial", u shpreh presidenti kosovar.

UNMIK-u nuk iku

Bazuar ne pakon e Ahtisaarit, nga dita e djeshme do te duhej te shenohej edhe largimi i UNMIK-ut nga Kosova, por letra e fundit e Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki Moon, e cila u pranua ne parim nga autoritetet e Prishtines, tregon per nje rikonfigurim dhe jo largim te administrates se UNMIK-ut. Andaj, edhe pas fuqizimit te saj, Kushtetuta e Kosoves, sipas shume analisteve, nuk do te mund te zbatohet ne teresi, perderisa ne Kosove te mbetet administrata e Kombeve te Bashkuara.

Sidoqofte, me Kushtetuten e saj, Kosova definohet si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashem. Republika e Kosoves eshte shtet laik, shoqeri shumetnike, e perbere nga shqiptaret dhe komunitetet tjera, thuhet ne dispozitat kryesore te Kushtetutes. Njeheresh, me miratimin e kesaj Kushtetute dhe hyrjes se saj ne fuqi, Kosova fillon dhe zbatimin e pakos se Ahtisaarit si marreveshje per statusin e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›