E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Gabimet e Rames e Metes, ku ndahem une me ta



Kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi ne nje interviste per "Koha Jone" ka dhene nje sinoptike te qarte edhe ne lidhje me situaten brenda se majtes dhe ne vecanti gabimet e lidereve kryesore te saj, qe fillojne me neglizhencen e dhenies se konsensusit Berishes per te mos e larguar pas zgjedhjeve te vitit 2007 dhe sidomos pas tragjedise se Gerdecit. Per te, e majta e bashkuar do te fitoje zgjedhjet, por nevojitet nje perpjekje e forte, pasi asnje parti nuk mund te qeverise e vetme ne vitin 2009.

Mendoni qe eshte nje rast i mire, rasti i dekreteve, kur edhe Presidenti eshte ne bastionin e kundert te Berishes, eshte momenti i duhur dhe a e keni perkrahjen e aleatit tuaj me te ngushte qe eshte Edi Rama?

Te bindur dhe jo per diversion e them se zoti Topi duhet te luaje rolin e tij per shpetimin PD dhe te ardhmes se vendit. Ndoshta ju kujtohet qe vjet permendja me shume sinqeritet qe Topi ishte shume i pershtatshem per Kryeminister por jo per President. Kjo nuk kishte te bente vetem me cilesite e zotit Topi por duke qene nje nenkryetar partie, pra shume i politizuar, atehere ai do ta kishte shume te veshtire qe te vendoste nje ekuiliber, sidomos me Saliun Kryeminister. Por me kryesorja nuk ishte ketu se sa tek ajo qe do t'i sherbente me shume Partise Demokratike duke kerkuar te nderroje timonierin qeverises. Eshte e pakuptueshme se si po kjo politike, opinion publik qe ka pare ndryshime Kryeministri qe nga 1991-1992 per shkaqe me te vogla se sa te sotmet, qe ka pare ndryshime ne qeverisjen e te majtes nga '97 deri ne 2005 ku te tere kryeministrat e majte kane dhene doreheqjen ne momente te caktuara, si nuk e kupton dhe nuk ben pyetjen pse ky njeri, vetem kryetari i PD, edhe kur e shkaterron vendin duhet te vazhdoje te qeverise? Kujt i sherben vazhdimi i ketij Kryeministri? Pse vete PD-ja nuk ka interes qe e djathta, kjo shumice, ta ndryshoje kete timonier te mbrapshte per t'i dhene nje qeverisje me te mire, qe i sherben edhe vendit dhe atyre, qofte edhe per te zgjatur pushtetin e tyre. Prandaj edhe zoti Topi dhe PD-ja absolutisht nje dite duhet ta kishin kete reflektim. Ata e kane kuptuar qe me kete Kryeminister nuk ka fitore.

Kam pershtypjen se ne nevojen qe ju shprehet per largimin, nuk jeni ne rakordance me kryetarin e Partise Socialiste i cili mbeshteti edhe ndryshimet ne Kushtetute qe nuk i sherben shume kesaj....?

Ju e dini qe PSD gjithmone ka pasur nje opinion te vetin, qendrimet e veta politike, ka nje individualitet qe nga 1994. Edhe nga 2005 e ketej ju e dini qe PSD prape ka pasur nje platforme me nje qendrim te qarte per te majten. Ne kemi qene sugjeruesit dhe insistuesit e bashkimit te se majtes, me perparesi PS-PSD dhe me gjere. Ka qene insistimi yne dhe platforma jone qe coi ne ate bashkim relativ te zgjedhjeve lokale dhe qe dha edhe nje fitore relative. Gjithe linja e PSD-se permblidhet qe absolutisht e majta eshte me reformuese se e djathta, sepse ka bere reforma reale, e majta beri Kushtetuten, ndersa shkaktarja e krizave te thella eshte e djathta e Berishes qe bllokoi Kushtetuten, organizoi piramidat dhe manipuloi zgjedhjet. E dyta, ne vleresojme qe pergjegjesite politike kane emer. Ne vleresojme qe politika ka deshtimet e saj, ka faje, por keto kane emra, pra nuk jane te perbashketa, nuk jane te te gjitheve. Gjithkush pergjigjet sipas pergjegjesive qe ka pasur dhe detyrat qe ka kryer. Emri qe na del ne keto 17 vjet 80% eshte ai i Sali Berishes. Se treti ne vleresojme qe absolutisht duhet bashkepunim pozite opozite, por bashkepunimi pozite opozite duhet per reforma jo per pazare. Mosecja e reformave perseri ka pergjegjes. Ne kemi tre vjet qe flasim per reforma dhe nuk ka ende nje pakete. Ne vleresojme qe opozita absolutisht duhet te jete bashkepunuese por nuk ka detyre te mesoje shumicen se si te qeverise, ne menyre absolute nuk opozita nuk perkedhel shumicen, nuk behet pale me te ne shkeljet Kushtetuese apo edhe deri ne deshtimin e reformave. Pra qenia e gatshme per te mos penguar reformat nuk eshte njelloj me insistimin me cdo kusht per t'i kryer formalisht per te miren e Shqiperise e nderkohe goditen institucionet drejtuese, goditet Gjykata e Larte, gjykatat e apelit.

Mendoni qe iu dha nje dore, pas Gerdecit, edhe nga opozita e cila nuk luajti fort?

Tani une i thashe c'kisha per te thene ne teresi, ne te tera linjat, prandaj e nisa me 2005, me pas me 2007, ku u "hoq dore" nga zgjedhjet e perkohshme, u pranua Presidenti konsensual, pastaj u pranua gjoja rimarrja e disa reformave ne emer te hyrjes ne NATO. Te gjitha keto, vecanerisht Gerdeci, mjaftonin per te konkluduar se me kete qeveri nuk mund te behesh pale sepse po bashkepunove me kriminelin behesh bashkepunetor ne krim. Me nje qeveri qe ka kryer krim shteteror, me nje qeveri qe drejton korrupsionin dhe mbron ate, qe ne emer te reformave godet institucionet qe duhet te vene drejtesine, nuk mund te bashkepunohet per mire. Prandaj ne vleresojme qe pas Gerdecit, thenien sintetike, teper domethenese, "po NATO dhe jo Berisha", ishte pozicioni i duhur i opozites e i PSD. Sot gjithkush konkludon e nenkupton se eshte luks per te, nese asaj i pranohet doreheqja dhe nuk shkon ne banken e te akuzuarve per pergjegjesine qe ka, per ceshtjet qe fillojne nga papergjeshmeria deri tek trafiku i organizuar.

Ne kushtet e nje konflikti brenda se majtes, ose me sakte Rama-Meta, mendoni qe ka shanse e majta te vije ne pushtet ne zgjedhjet e 2009?

E kam thene edhe here tjeter qe LSI-ja do te hynte e vetme ne zgjedhje eshte vend i lire, eshte nje veprim i ditur me pare, prandaj eshte synuar te jete nje sistem qe nuk demton partite futen vecmas, edhe kur partite futen sebashku. Sistemi spanjoll ne cdo rast eshte nje sistem proporcional, por me prag te larte. Kur ka nje prag te lart kjo ka pak efekt mazhoritar, keshtu qe edhe ketu copezimi ose ndarja ndonjehere rrezikon. Pa hyre me tej ne teknike rikthehem tek ideja se gjithmone eshte pasur parasysh qe LSI do te hyje me vete ne zgjedhje, eshte tjeter gje nese hyn si aleat apo si kundershtar i PS. Ky eshte nje problem qe duhet zgjidhur nga keto parti. Problemi eshte per me tej. Ne vazhdimisht kemi folur per bashkepunim, kane bashkepunuar historikisht. Fakti eshte qe me te mire me te keq, me defekte pa defekte, e majta PS-PSD kane fituar, deri ne 2005 dhe ne njohim vetem fitore. Kjo eshte arsyeja pse PSD-ja ka qene gjithmone per bashkim, eshte gjithmone per bashkepunim, por duke ruajtur identitetin e vet dhe duke kerkuar voten e saj. Ne cdo rast fitorja do te jete ne krahun tone. PSD eshte forca celes ne kete fitore, shkalla e bashkepunimit taktik optimizon ose minimizon fitoren. Per bashkepunime taktike patjeter qe PSD do te shikoje menyren gje qe ka shume rendesi per rezultatin. Keshtu qe, ne si PSD kemi shpallur fushaten, po pergatitemi, do te kemi listen e PSD-se ne te tera rajonet, do tu kerkojme qartazi votuesve te majte mbeshtetjen e tyre. Me te gjithe sondazhet qe behen del qe e majta, pa nje taktike te zgjuar zgjedhore mund te demtohet, por jo te humbase, ketu nuk shtrohet problemi i humbjes sepse nuk shtrohet problemi i fitores per PD nuk i fiton dot zgjedhjet, pasi ajo do te jete me e percare, ajo ka edhe nje imazh totalisht negativ ne qeverisje e ne respektim te demokracise se brendshme gje qe do te shprehet ne berjen e listave, ku Berisha do te kerkoje patjeter te eliminoje ata qe po i sjellin probleme, qofte edhe per dekretet. Prandaj e majta i fiton zgjedhjet ne 2009 dhe PSD ka nje rol teper percaktues, teper domethenes, jo vetem i jep fitoren ne 2009, por PSD i jep ngjyre te majtes, i jep konsekuencen, i jep qartesi, i jep dhe burrerine e konseguencen qe i duhet.

Mendoni qe ne rast te nje fitoreje totale te se majtes mund t'ju leje jashte pushteti antagonizmi Rama-Meta, ose ambicia e Metes per Kryeminister...?!

Tani vete kercimi spanjoll eshte nje kercim qe s'para behet tek, ketu nuk kercehet kurre tek, minimumi eshte dysh, pra endrrat per nje qeverisje mono ka rene, kjo daton qe ne 2001. Atehere ishte perpjekja e fundit e Partise Socialiste per te qeverisur e vetme dhe meqenese llogarite elektorale e nxirrnin shume ngushte, u shpiken te pavarurit. Me sistemin spanjoll, ne kushtet tona, ne vitin 2009 kurrkush nuk mund te qeverise i vetem, aq me shume partite jo te medha. Sistemi spanjoll eshte sistem shejtan qe edhe me nje 2% e humb deputetin, edhe me 3 vota mund ta humbasesh deputetin. Perfundimisht sistemi spanjoll nuk mund t'i jape kurrkujt endrren e nje fitore absolute, apo qe te kontrollojne qeverisjen, tek apo cift.

PSD: Berisha i trembur, kerkon Gjykaten e Larte

Kreu i PSD, Gjinushi shprehet se konflikti per dekretet tregon qarte deshtimin e luftes ndaj korrupsionit, implikimin total te kesaj qeverie ne korrupsion. "Ekzekutivi shqiptar aktual nuk eshte i korruptuar, ai vjedh, ne menyre me te hapur, me te organizuar dhe me te centralizuar. Ai ka kaluar cdo lloj parashikimi, kjo mund te shikohet ne tarifat e Durres-Kukes. U tha qe tenderet e drejtperdrejte nuk do te perdoreshin me e ne rrugen Durres-Kukes nuk u be fare. Pra e zhytur ne keto afera te dukshme, patjeter qe i duhet Gjykata e Larte", tha Gjinushi. Sipas tij, ky luftetar i paepur i korrupsionit pas gjithe ketyre skandaleve mbron ministrat e vet, veten me sakte dhe kerkon me kembengulje te kontrolloje Gjykaten e Larte, Prokurorin e Pergjithshem, imunitetet e deputeteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›