E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet e Topit, dy skemat e PD per votimin

Mazhoranca pritet te zbardhe sot skemen qe do te sjelle dhe miratimin ose jo te dekreteve te Topit. Duke hedhur ne diskutim ne mbledhjen e ligjvenesve demokrate dhe dy variantet, ate te hedhjes poshte ne bllok te pese dekreteve ose votimin kunder te dy dekreteve. Grupi parlamentar i Partise Demokratike pritet te marre sot edhe vendimin perfundimtar ne lidhje me voten e tij per kandidaturat e Gjykates se Larte te sjella ne Kuvend nga presidenti Topi. Pas rreth 45 dite deklaratash, negociatash dhe perplasjesh ne lidhje me keta emra, grupi me i madh i mazhorances do te vendos edhe se si do te votoje per emrat te cilet presidenti Bamir Topi i solli ne Kuvend pa u konsultuar me pare me perfaqesues te Kuvendit. Per votimin i cili eshte deklaruar se do te kryhet gjate seances se enjtes pritet qe PD ta marre vendimin e saj ne mbledhjen e sotme. Burime brenda grupit parlamentar te PD-se bejne te ditur per "Koha Jone" se ne mbledhjen e sotme kreu i qeverise, njekohesisht lideri i Partise Demokratike, Berisha pritet ti ftoje deputetet te votojne edhe dekretet e presidentit Topi, pas hezitimeve te vete ketij grupi per ti votuar apo jo ne seance keto dekrete. Por ajo qe pritet te zbulohet diten e sotme eshte edhe menyra se si grupi parlamentar i PD-se do ti votoje keto dekrete. Ne lidhje me kete dileme e cila prej javesh eshte bere edhe ceshtje e politikes se dites, pritet qe te kete edhe nje qendrim politik nga PD diten e sotme. Burimet brenda grupit te shumices, bejne te ditur se gjasat me te medha jane qe grupi i PD-se te votoje pro vetem per 3 nga 5 kandidaturat e paraqitura nga presidenti Topi, per anetare te Gjykates se Larte. Kjo pasi dy nga kandidaturat e perzgjedhura nga kreu i shtetit per kete organe te larte te gjyqesorit, jane konsideruar si te papershtatshme nga kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit zhvilluar pak jave me pare. Burimet bejne te ditur se grupi me i madh i mazhorances nuk pranon ne menyre kategorike kandidaturat e Zamir Podes dhe Kristaq Trajes, si anetare te Gjykates se Larte. Ne menyre te prere kreu i qeverise Berisha ne nje mbledhje me dyer te mbyllura te grupit te PD-se ka theksuar se partia qe ai drejton nuk mund te votoj persekutoret e qytetareve si anetare te nje institucioni me rendesi te madhe ne sistemin e drejtesise. Nga pikepamja morale duket se partia me e madhe e mazhorances nuk ka probleme me kandidaturat e Altina Xhoxhajt, Medi Bicit dhe Artan Zenelit. Por megjithate ekziston edhe mundesia qe PD te refuzoj me ane te votes te peste emrat e sjell nga presidenti Topi si anetare te Gjykates se Larte. Kjo sepse nje nga kontestimet me te medha qe ka pasur kryeministri Berisha ne lidhje me dekretet e sjella nga presidenti Topi ka qene edhe menyra e nxituar e ndjekur nga kreu i shtetit ne lidhje me keto dekrete. Kryeministri Berisha ka theksuar ne mbledhjen me dyer te mbyllura te grupit te PD-se se sipas nje vendimi te Gjykates Kushtetuese, presidenti Topi duket te ishte konsultuar me Kuvendin ne lidhje emrat qe do te dekretonte si kandidatura per Gjykaten e Larte. Ky kontestim mund te " djeg" edhe 3 emrat e tjere te dekretuar nga presidenti Topi, te cilet nuk jane te kontestuar nga demokratet ne lidhje me karrieren e tyre te meparshme ne gjyqesor. Kete jave merr perfundimisht fund edhe ceshtja e emrave te Gjykates se Larte, e cila shenoi edhe "krisjen" e pare mes presidentit Bamir Topi dhe grupit parlamentar demokrate, grup i cili nje vit me pare e zgjodhi Topin ne krye te shtetit.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›