Zgjedhjet te qeta ne Maqedoni
SHKUP - Dy jave pas deshtimit te zgjedhjeve parlamentare ne Maqedoni, dje u perserit dhenia e votave ne shume zona zgjedhore. Votimet u zhvilluan serish ne tre zonat zgjedhore, 1, 2 dhe 6. Gati 200 qendra votimi u rihapen ne zonat me popullsi shqiptare, pasi zgjedhjet u penguan te zhvilloheshin me 1 qershor per shkak te pershkallezimit te dhunes e cila shkaktoi vdekjen e nje personi. Mediat vendase dhe politika, raportuan edhe per perpjekjet per mashtrime zgjedhore dhe ushtrimin e presionit ndaj zgjedhesve. Zyrtaret maqedonas ishin angazhuar te benin cdo perpjekje per te siguruar qe raundi i dyte i zgjedhjeve te zhvillohej ne qetesi, pasi Bashkimi Evropian paralajmeroi se zgjedhjet e shoqeruara me akte dhune mund te ngadalesojne perparimin e vendit te tyre drejt anetaresise ne BE.
PA INCIDENTE
Perseritja e zgjedhjeve u be per rreth 10 per qind te zgjedhesve, megjithese rezultati i tyre nuk pritet te kete ndikim ne rezultatin perfundimtar. Autoritetet thane se ne 184 qendrat e votimit, kane marre pjese 44 per qind e zgjedhesve. Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve nuk njoftoi per ndonje incident serioz, qe do te prishte mbarevajtjen e procesit. Megjithate, ne tre qendra votimi ne Zheline serish do te rivotohet me 29 qershor per shkak se ishte vjedhur materiali zgjedhor ku konsiderohen rreth 3 mije vota. Anetari i KSHZ-se, Aleksandar Dashtevski deklaroi se rezultatet do te ndikojne bindshem ne numrin e pergjithshem te deputeteve sidomos ne njesine e gjashte zgjedhore.
BDI
Zedhenesja e Bashkimit Demokratik per Integrim Ermira Mehmeti, rreth ores 21.00 shpalli fitoren e partise se saj. Sipas rezultateve te BDI-se, ne njesine zgjedhore numer 1 BDI ka fituar 3 deputete, PDSH 1; ne njesine zgjedhore numer 2 BDI ka fituar 4 deputete, PDSH 1, ndersa ne njesine 6 nuk kishte rezultat te plote. Zedhenesja e BDI-se, tha se parregullsite te cilat ndodhen ne diten e votimit ishin te inicuara nga aktivistet e PDSH-se. Sipas saj parregullsi jane verejtur ne Zheline, Bogovine, Poroj, Sedllareve, Kondove. Por, shtoi Mehmeti, "kesaj radhe bandat qe dhunojne voten nuk ishin te lira te veprojne si te duan". Megjithate, Mehmeti tha se BDI vlereson se ne pergjithesi zgjedhjet jane zhvilluar ne atmosfere te qete dhe demokratike. "Mendoj se dita e sotme i rrenoi te gjitha tezat se shqiptaret nuk mund te zhvillojne zgjedhje te qeta", tha zedhenesja Mehmeti.
PDSH
Edhe Partia Demokratike Shqiptare, (PDSH) shpalli mbreme fitoren, njekohesisht me BDI-ne. Zedhenesi i PDSH-se Adriatik Imeri tha se kjo parti, "edhe kesaj radhe ka shenuar fitore bindese edhe pse sipas tij serish ka pasur manipulim te zgjedhjeve nga ana e BDI". "Fitorja e sotme e PDSH-se, deklaroi Imeri, - eshte me bindese se ajo e 1 qershorit". Sipas tij anetari i larte i BDI-se, Xhevat Ademi ka qene pjese e procesit te manipulimit te votave ne Recice te Madhe.
Zedhenesi i PDSH-se Imeri tha se ndaj Ademit, se shpejti PDSH do te ngreje padi penale. Imeri deklaroi po ashtu se ne Zajaz dhe Oslomej edhe kesaj radhe ka vazhduar tradita e vjedhjes se votave nga Bashkimi Demokratik per Integrim.
Ndikimi, i dobet perballe "te fortit" Gruevski
Rezultati i balotazhit nuk pritet te ndryshoje rezultatin e pergjithshem, te zgjedhjeve te 1 qershorit, te cilat u fituan nga Partia konservatore ne pushtet VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski. Partia konservatore e kryeministrit Gruevski i fitoi zgjedhjet me fitore te dukshme. Forca e tij politike mori 64 vende shumicen e 120 vendeve te parlamentit. Ceshtja kryesore e ketyre zgjedhjeve eshte rezultati qe marrin partite shqiptare qe ndodhen ne grindje, BDI dhe PDSH. Ato moren para dy javeve, perkatesisht 13 dhe 12 mandate. Meqenese te pakten nje e pesta e popullsise perbehet nga shqiptaret, kryetarit te qeverise i duhet te krijoje koalicion me partine qe del me e forta nga keto zgjedhje.