Nato, Topi: Falenderoj popullin shqiptar

Presidenti i Republikës, Bamir Topi pak çaste, pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit nga punimet e Samitit të Strasburgut tha se 'falenderoi popullin shqiptar dhe institucionet shqiptare për vullnetin e shprehur për hyrjen në NATO". "Kam kënaqësi të veçantë në një ditë si kjo të falenderoj popullin shqiptar institucionet e Shqipërisë dhe Forcat e Armatosura, që bënë të mundur anëtarësimini tonë në Aleancë. Po ashtu vullnetit të institucioneve shqiptare i është bashkangjitur vullneti i aleatëve tanë, ku këtu falenderoj sidomos aleatin tonë kryesor, SHBA-në. Urimet më të mira të gjithëve", tha Presidenti Topi.