E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Sot, dita e lirisë, mirënjohje për të gjithë shqiptarët

Sot është dita e lirisë, e dinjitetit kombëtar dhe e të ardhmes së sigurtë. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha në aeroportin e Rinasit pas mbërritjes nga Strasburgu ku Shqipëria u pranua me të drejta të plota në NATO. Delegacioni shqiptar u ul për herë të parë në histori me udhëheqësit e vendeve më të lira si vend me të drejta të plota në NATO theksoi Berisha. Ai gjithashtu i shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë shqiptarët, për qeveritë dhe kombet anëtare, për SHBA-në dhe Presidentin Obama dhe për të gjithë ekspertët, zyrtarëve dhe institucioneve shqiptare që kontribuan me përkushtim që Shqipëria të arrijë këtë ditë historike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›