Erjon Bogdani pranë kalimit te Spezia

E pabesueshme ajo që zbulohet nga mediat italiane .Lajmi bëhet i ditur direkt nga drejtori i Tutomercatoueb Mikele Krishitielo i cili ka zbuluar se Erjon Bogdani është shumë pranë transferimit te skuadra e Specias. Kjo e fundit është një skuadër që militon në Le Pro ose në Kategorine e tretë Italiane.
Bogdani do të linte Cesenën dhe Serinë A pas shumë vitesh dhe do të launet në ligën inferior të kampiaontit Italian . Sipas mediave italaine Specia ,Cesena dhe Bogdani e kanë arritur tashëm akordin për transferimin e sulmueist të Kombëtares Shqiptare nga skuadra romanjole te ajo Ligure. Specia militon në Lega Pro dhe po bën një merkato cilësore dhe shumë ambicioze.
Në lidhje me këtë lajm të pabesueshëm shkohet edhe më tej pasi bëhet e ditur se Specia ka marrë edhe miratimin e Bogdanit për këtë transferim. Sulmuesi 34 vjeçar ka qënë protagonist absolut i sezonit të Cesenës dhe ka kontribuar me tetë golat e tij. Ende nuk mund të thuhet gjë me saktësi për një transferim të tillë pasi askush nuk e beson që Bogu të lërë Serinë A për Serinë C. Nuk dihet se sa mund ti ketë ofruar Specia sulmueist shtatlartë i cili te Cesena përfiton 280 mijë euro në sezon dhe ka edhe një vit kontratë .