E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministritë dogjën 330 ton karburant në 2011

Emirjon Senja

Fillimi i vitit është periudha kur institucionet zhvillojnë pjesën më të madhe të tenderëve për blerje kryesisht të shërbimeve dhe mallrave. Një ndër mallrat kryesorë për të cilin harxhohen miliardë lekë nga buxheti i shtetit është karburanti, me të cilin lëvizin makinat e institucioneve. Ato për të cilat ka interes edhe më tepër janë institucionet e qeverisjes qendrore, Kuvendi dhe Presidenca. Këto institucione janë bërë shpesh herë pjesë e debateve në lidhje me shpërdorimet e fondeve publike, përfshi edhe ato për karburant duke iu referuar publikimeve të medieve apo auditeve, por asnjëherë nuk është publikuar shuma e parave dhe sasia e karburantit në litra që këto institucione harxhojnë brenda një viti si edhe si janë ato në raport me njëra-tjetrën për sa i përket konsumit të naftës dhe benzinës.

Për të bërë një vlerësim më të mirë të pjesës që zënë shpenzimet për karburant të institucioneve të qeverisjes qendrore mjafton të themi të vlera e tenderit të vjetshëm për këtë qëllim renditej i nënti për nga madhësia duke u lenë pas vetëm nga projekte të mëdha si ndërtimi i rrugës së Arbrit, blerja e uniformave të Policisë së Shtetit, etj.

Nëse bëjmë një renditje të konsumatorëve më të mëdhenj të karburantit në institucionet e qeverisjes qendrore në Shqipëri, përfshi edhe Presidencën dhe Kuvendin, dalin në pah tregues surprizë. Një pjesë e tyre kanë dërguar tashmë pranë Agjencisë së Prokurimeve Publike kërkesat për blerjen e karburantit për vitin 2012, ndërsa një pjesë tjetër jo. Nisur nga kjo si referencë për sasinë e karburantit që harxhojnë institucionet tona qendrore gjatë aktivitetit të tyre vjetor vlejnë tenderët e zhvilluar për lenden djegëse të konsumuar gjatë vitit 2011. Në total, e gjithë sasia e karburantit të harxhuar nga ministritë përllogaritët në rreth 208 mijë e 600 litra naftë dhe 122 mijë litra benzinë ose rreth 208.6 ton naftë dhe 122 ton benzinë, totali shkon rreth 330 ton. Sasia vlen vetëm për institucionin qendror me seli në Tiranë dhe jo ato në varësi të tij nëpër rrethe. E përpjesëtuar me numrin e ministrive (14 të tilla) përllogaritet që secila prej tyre të ketë konsumuar mesatarisht 23 600 litra karburant në një vit.

Aparati shtetëror, 1.4 mld lekë karburant

Buxheti i shtetit ka harxhuar plot 1.4 miliardë lekë gjatë vitit të shkuar për të blerë karburant për të gjithë institucionet shtetërore. Fondi përfshin karburantin e harxhuar nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe të gjithë ato nën varësinë e tyre. Tenderin për Këshillin e Ministrave, ministritë dhe institucionet e tyre në varësi e zhvillon Ministria e Brendshme duke e ndarë më pas sipas zërave të parashikuar. Për sa i përket institucioneve të tjera si Presidenca, apo Kuvendi, tenderët zhvillohet nga vetë këta të fundit.

Kuvendi, tender 2.7 mln lekë për 2012

Buxheti i shtetit do të duhet të shpenzojë më shumë para gjatë këtij viti për të blerë karburant. Kjo jo për shkak të rritjes së sasisë së parashikuar të harxhohet por për shkak të rritjes së çmimit të tij në treg. Sot një litër karburant, qoftë naftë apo benzinë kushton të paktën 20 për qind më shtrenjtë krahasuar me mesataren e fillim vitit 2011 (kur edhe janë bërë tenderët) për blerjen e sasisë në fjalë. Kuvendi përshembull, i cili hapur tashmë tenderin për blerjen e karburantit që do të përdorë këtë vit e ka rritur shumën limit me 2.7 milionë lekë krahasuar me vitin e shkuar. Në vitin 2011 Kuvendi harxhoi rreth 9.5 milionë lekë (me TVSH) karburant, ndërsa këtë vit parashikon të harxhojë rreth 12.7 milionë lekë.

Berisha dhe Topi shpenzime modeste, garda harxhoi 136 ton

Institucioni më i rëndësishëm, Kryeministria renditet në radhët e poshtme për nga konsumi i karburantit. Të dhënat e vitit 2011 tregojnë se Kryeministria ka harxhuar 4.1 milionë lekë karburant ose rreth 17 800 litra naftë dhe 7 347 litra benzinë. Presidenca nga ana tjetër përllogaritet të ketë konsumuar rreth 5 milionë lekë naftë dhe benzinë.

Sasi marramendëse ka harxhuar Garda e Republikës. Të dhënat tregojnë se garda, e cila ka për detyrë mbrojtjen e institucioneve dhe figurave të larta shtetërore si edhe shoqërimin e këtyre të fundit ka harxhuar rreth 92 000 litra naftë dhe 44 700 litra benzinë me një vlerë totale prej 16 milionë lekësh.

Mediu dhe Topalli konsumatorët më të mëdhenj të karburantit

Në vend të parë, me sasinë më të madhe të karburantit të harxhuar përgjatë vitit të shkuar renditet Ministria e Mjedisit. Ministria e drejtuar nga Fatmir Mediu, ka harxhuar plot 10.9 milionë lekë karburant në 12 muaj, e cila përkthehet në 48 000 litra naftë dhe 18 400 litra benzinë. Shuma në fjalë vlen vetëm për sasinë e karburantit që ka harxhuar aparati qendror i Ministrisë së Mjedisit në Tiranë, i cili përfshin makinën e ministrit, zv.ministrave dhe makinat që janë në shërbim të këtij institucioni. Është tjetër fond ai që mbulon karburantin e harxhuar nga Drejtoritë e Shërbimit Pyjor nëpër rrethe në rastin e Ministrisë së Mjedisit përshembull, apo drejtorive të tjera që janë në varësi të ministrive të tjera.

Kuvendi, i cili ka nën varësinë e tij një numër të kufizuar makinash renditet në vend të dytë, para Presidencës, Këshillit të Ministrave si edhe të gjithë ministrive të tjera. Institucioni i drejtuar nga Jozefina Topalli harxhoi vitin e shkuar 9.5 milionë lekë për të blerë karburant. Karburantin në fjalë e ka harxhuar makina e kryetares dhe nënkryetarëve, si edhe makinat e shërbimit. Ministria e Arsimit ndërkohë renditet e treta për nga shuma e parave të harxhuara për karburant. Janë rreth 6 milionë lekë të harxhuara gjatë vitit të shkuar nga kjo ministri, vlerë e cila është përdorur për të blerë 24 600 naftë dhe 11 700 litra benzinë. Ashtu si edhe institucionet e tjera, shuma në fjalë është harxhuar vetëm nga aparati qendror i saj dhe jo institucionet e tjera në varësi siç do të ishin përshembull Drejtoritë Arsimore Rajonale, për të cilat fondi është i veçantë. Pas Ministrisë së Arsimit renditet me vlerë të përafërta Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punës, të cilat kanë shpenzuar respektivisht 6 dhe 5.76 milionë lekë për karburant.

Renditja sipas institucioneve

Naftë                      Benzinë

Ministria e Mjedisit                             10.9 mln lekë        48 000 litra           18 400 lt

Kuvendi                                                 9.5                       -                               -

Ministria e Arsimit                               6                          24 600                                 11 700

Ministria e Shëndetësisë                     5.76                      27 000                                 8 300

Ministria punës                                    5.4                        21 700                                 11 000

Presidenca                                             5                           -                               -

MPPT                                                     5                            20 400                                 10 400

Ministria e Kulturës                             4.56                     0                              28 000

Këshilli Ministrave                               4.1                        17 800                                 7 347

METE                                                    3.7                        16 173                                 7 290

Ministria e Bujqësis

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›