E Diel, 1 Nëntor 2026

Shok në Britani, shfrytëzuan 631 minorene , 77 vjet burg

BRITANI- 631 minorene rreth moshës 12 deri 16-vjece janë përdhunuar sistematikisht në Angli në periudhën e 5 viteve të fundit nga një rrjet i organizuar burrash pakistanez, të cilët kishin ngritur dhe një shtëpi fëmijësh në Britani. 
 
Lajmi u bë i ditur sot nga prestigjozja "Times", e cila zbulon një dimension më të rëndë të dhunës seksuale e përgatitur nga grupi i meshkujve pakistanez, të cilët dje janë shpallur fajtor nga Gjykata e Liverpulit duke u dënuar me 77 vjet burg. 

Nga hetimet paraprake ka dalë në dritë fakti se shtëpitë e fëmijës së ngritura nga organizata ‘e shfrytëzuezve ’ kishin pritur 1800 vajza, ku 631 prej tyre të moshës 12 deri në 16-vejcare janë përdorur për ‘seks”, ku sipas “Times” vetëm 187 janë në 10 muajt e fundit.

Vajzat fillimisht drogoheshin ose deheshin dhe më pas transportoheshin në banesa, lokale apo dhe pube.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›