Zbulohet arsenal armesh ne banesen e nje te kerkuari
Kruje- Nje 53-vjecar, i cili ishte shpallur ne kerkim nga policia, per akuzen e "armembajtjes pa leje", eshte arrestuar dje nga Policia e Krujes. Sulejman Hoxha, lindur ne fshatin Rrenxe e banues ne Kruje, u arrestua pasi nga nje kontroll i ushtruar ne banesen e tij, ne kuader te operacionit te koduar "Brava" ne daten 15 shkurt, iu gjet e sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi armesh e municionesh luftarake, 2 automatike model 56, nje pushke 20-teshe, nje pushke 10-teshe, 490 cope fisheke pistolete, 35 cope fisheke automatiku. Sipas polices, Hoxha ishte fshehur ne zonat e malesise se Krujes, me qellim shmangien nga hetimi. Materialet ne ngarkim te 53-vjecarit i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Kruje.