E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS-ja po bllokon statusit e vendit kandidat”

18-08-2012 / Gazeta 55

Flet Genc Pollo ministri i Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit

Ministri i Inovacioni , Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit Genc Pollo ka deklaruar dje, se Partia Socialiste po bllokon statusit e vendit kandidat. Sipas tij, kjo parti ka dezinformuar opinionit publik rreth emërimit të drejtorit të ri të Shërbimit Informativ Shqiptar.
Në një prononcim për mediat ministri Pollo theksoi se Visho Ajazi Lika është një aset i rëndësishëm i shtetit shqiptar për nga kurrikulimi dhe eksperienca e mëparshme në Shqipëri si pedagog apo në Kanada. Sipas tij, partia Socialiste kanë krijuar një sendërgji të pa vërtetash dhe me ish-drejtues institucionesh që bëjnë sikur nuk njohin kushtetutën për hedhur dyshime të gjithanshme deri në daljen në shtyp të çështjeve private. 
Ndërsa rreth akuzave të kreut të opozitës që SHISH nuk është më një institucion i pavarur nga Ekzekutivi, ministri Pollo nënvizoi se kjo deklaratë është qesharake sepse në Kushtetutë thuhet qartë se Shërbimi është një institucion që varet nga kryeministri.
Ministri i Inovacionit Pollo nuk mohon faktin që  më parë ka pasur probleme komunikimi me drejtorin e mëparshëm të SHISH sidomos për shkak të ngjarjes së 21 janarit 2011.
“Ka pasur ndikim politike për 21 janarit. Kishte informacion për dhunë në 21 janar nga të gjithë gazetarët dhe nuk kishte nga SHISH, kur kjo ka aparatura, agjentë dhe janë shpenzuar miliona lekë, kjo është e papranueshme”, nënvizoi Pollo.
Ndërkohë në lidhje mos arritja e konsensusit me 6 gusht për kufizimin e imunitetit dhe plotësimin e 12 rekomandimeve për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në BE, Ministri Pollo deklaroi, “se nuk e di nëse Partia Socialiste do të votojë draft-ligjin Paloka-Majko në shtator por një gjë është e sigurt ajo po bllokon votimin e heqjes së imunitetit sepse votimi me kushtetutë kërkon 3/5 e votave të Parlamentit”.
I pyetur nga mediat për shansin e 12 tetorit për marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë, ministri i Inovacionit  Pollo u shpreh se, “gjithçka varet prej seancave parlamentare në shtator dhe gjykimit të komisionarëve Fyle e Barroso në Bruksel, por dhe vendeve të BE-së që do t’u dërgohet dosja e reformave. Brukseli se ka humbur interesin për zgjerimin”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›