Vlorë, ekzekutohet emigranti i kthyer për pushime
Orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Vlorës është shënuar një ngjarje e rëndë. Një 30-vjeçar është ekzekutuar pranë shtëpisë së tij, në lagjen 1 Maji.
Viktima është Glaudiol Leka, i cili mësohet se jetonte si emigrant në Itali dhe ishte kthyer në qytetin e tij të lindjes për të kaluar pushimet e verës.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa mendohet që vrasja të ketë ndodhur për larje hesapesh. Viktima ka marrë 6 plumba në trup.