E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Imuniteti ka shkaktuar pabarazi, nxit korrupsionin Redinalda Caushaj



Tirane- Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu shprehu dje, nevojen emergjente per heqjen ose kufizimin e imunitetit te gjyqtareve, pasi imuniteti ka shkaktuar pabarazi dhe nxit korrupsionin. Deklaraten Spahiu, e beri gjate nje programi te organizuar nga BE dhe KiE ne Hotel "Tirana Internacional" me teme "Heqja e imunitetit te deputeteve dhe gjyqtareve". Ne takim merrnin pjese kreu i Komisionit parlamentar te Ligjeve, kryeprokurorja Ina Rama, anetaret e KLD-se, aktore te sistemit te drejtesise dhe politikes. Gjate fjales se tij ne takim, zv/kryetari i KLD-se, Spahiu u shpreh se imuniteti eshte shnderruar ne nje pengese kushtetuese dhe barriere per garantimin e parimeve universale te barazise perpara ligjit te shtetasve shqiptare. "Imuniteti ka shkaktuar pabarazi te theksuara te qytetareve me politikanet dhe gjyqtaret duke i bere ata pjese e dores se dyte ne shoqeri dhe duke i shnderruar politikanet dhe gjyqtaret ne nje pjese te privilegjuar dhe te paprekshme nga ligji", tha Spahiu. Ai shtoi me tej se kjo pabarazi duhet te shuhet perfundimisht, pasi ajo ka nxitur rende korrupsionin politik dhe ate gjyqesor. Spahiu shtoi se, Keshilli i Larte i Drejtesise eshte institucioni, i cili per shkak te perberjes eshte rruge takimi ku pavaresia e pushteteve kryqezohet me kontrollin e balancuar kushtetues. "Si i zgjedhur nga Kuvendi, por dhe nga perfaqesuesit e gjyqesorit ne krye te ketij institucioni me duhet te shpreh angazhimin dhe pergjegjesine jo vetem per te percuar vullnetin e Kuvendit, por edhe per te afruar nje qasje juridike dhe zgjidhje te shpejte per heqjen e imunitetit te gjyqtareve pavaresisht diversitetit te ketij diskutimi", tha Spahiu. Me tej ai shpjegoi se heqja e imunitetit te gjyqtareve eshte ceshtje e dites, pasi me dhjetera iniciativa, kontrolle, inspektime nuk kane eficence apo rezultat pasi ato minimizohen ne probleme disiplinore duke pamundesuar ne kete menyre luften kunder korrupsionit. Numri dy i KLD-se deklaroi se ishte i gatshem te ofroje te gjitha kapacitetet ne favor te ketij debate dhe gjetjen e nje zgjidhje te shpejte. Spahiu theksoi se, eshte e domosdoshme gjetja e mjeteve ligjore per heqjen nje ore e me pare apo kufizimin e imunitetit te gjyqtareve, per t'i bere ata qytetare te barabarte para ligjit dhe para drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›