Spahiu: KLD-ja, prioritet sigurinë në gjykata
Siguria në Gjykata, përbën një nga prioritetet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor. Çështjet e rendit në institucionet e drejtësisë, ishin temat kryesore të një takimi që, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu zhvilloi sot me kryetarët e gjykatave në rrethe. Gjatë fjalës së tij para gjyqtarëve, Spahiu ka shprehur rëndësinë e madhe që ka siguria në gjykata si një nevojë e publikut. Spahiu ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me strukturat e Policisë së Shtetit, si detyrim ligjor për garantimin e sigurisë në Gjykata.