E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet: Ivanov dhe Fërckovski, në balotazh

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në
një konferencë për shtyp ka publikuar
rezultatet zyrtare të marra në mënyrë
elektronike. Gara e ngushtë presidenciale
ka çuar në raundin e dytë dy kandidatët
e partive më të mëdha maqedonase,
VRMO DPMNE dhe LSDM, përkatësisht
Gjorgji Ivanov dhe Lubomir Fërckovski. Dy
kandidatët të cilët kanë dalë nga raundi
i parë zgjedhor do të ndeshen sërish në
betejën e tyre për president, në raundin
e dytë të votimit, në datën 5 prill ose 14
ditë pas zgjedhjeve të 22 marsit. Finalja e
madhe për Presidentin që do të mbahet
pas dy javësh vjen si rezultat i votimeve
në një përqindje të afërt kur në listën e
renditur sipas numrit të votave kanë dalë
dy të parët duke u ndjekur nga Lube
Boshkovski kandidat i pavarur dhe nga
kandidati shqiptar i Demokracisë së Re,
Imer Selmani. Në balotazh edhe pse një
prej shqiptarëve ka mundur të hyjë në listën
e katër më të votuarve, do të shkojnë
Ivanov dhe Fërckovski, që kanë pasur një
diferencë jo të paktë votash. Sipas të dhënave
të KSHZ-së nga zgjedhjet e 22 marsit,
udhëheq kandidati i VMRO-DPMNE-së,
Gjorgji Ivanov, me 343.374 vota ose 33.9
%, ndërsa pas tij janë renditur Lubomir
Fërckovski nga LSDM-ja me 200.316 vota
ose 19,8% dhe kandidati i pavarur, Lube Boshkovski,
145.638 ose 14,4%, Imer Selmani
nga Demokracia e Re me 146.638 vota ose
14.5%, Agron Buxhaku nga BDI-ja 73.567
ose 7,27 për qind, Nano Ruzhin kandidati
i PLD-së, 39.645 ose 3,92% dhe Mirushe
Hoxha nga PDSH-ja 30.281 vota, 2,99% me
8.658 vota. Sipas renditjes së rezultateve
të votimit, Imer Selmani nga Demokracia e
Re ka mundur të dalë nga votimi me numrin
më të madh të votave për partitë shqiptare.
Gjithsej kanë qenë 2976 qendra votimi. Si
të pavlefshme janë shpallur 31.943 fl etëvotime.
Kryetari i KSHZ-së ka deklaruar se
në zgjedhjet lokale në raundin e parë janë
zgjedhur kryetarë komunash në 32 komuna,
ndërsa në 45 komuna do të ketë raund
të dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›