Kur do pushteti
Lajmi i mirë për këto zgjedhje, nuk ishin rezultatet, sa vetë rrjedha
e procesit zgjedhor dhe sidomos atij të ditës së votimit. Rezultatet
pak a shumë ishin të pritshme, në veçanti sa i përket grumbullimit
të përqindjes së votave, nga "Katërshi i Madh" (BDI, PDSH, VMRO
dhe LSDM). Zgjedhjet në Maqedoni u përputhën me ndryshimin e
stinëve. Mirëpo, stinët politike duket se nuk do të ndryshojnë bashkë
me stinët natyrore. Nuk ndodhën "çudira", siç paralajmëruan disa
"pritësit e mëdhenj"!
Duke shikuar anën tjetër të zgjedhjeve, më ra në sy, ajo që i la
përshtypje më shumë monitoruesve të huaj. Procesi i votimit, me
shumë pak përjashtime, ishte tamam konform standardeve, të cilat
po kërkohen nga Maqedonia. Edhe përfaqësuesit diplomatikë të
ambasadave të shteteve perëndimore, ishin po të këtij mendimi.
Të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë e kishin paralajmëruar
apriori kreun shtetëror, se rrjedha korrekte dhe demokratike e këtyre
zgjedhjeve, do të jetë kusht për ecjen e Maqedonisë drejt integrimit
në strukturat euroatlantike. Epilogu përfundimtar tregoi se thjesht
Maqedonia ka kapacitet për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme,
korrekte dhe demokratike, por për këtë nevojitet t‘i "tërhiqet veshi"
nga "perëndimorët e fortë".
Incidentet, aq shumë të përfolura e që thuajse çdoherë në ndodhnin
në "rajonet problematike" (rajonet shqiptare), kësaj radhe nuk u
shfaqën fare në horizont. Kjo është shprehja që plasohej nga qarqe
dhe media antishqiptare maqedonase, fatkeqësisht të mbështetura
herë pas here, edhe nga segmente të caktuara qeveritare. Qëllimi ishte
shumë i qartë, shqiptarët të damkosen dhe njëkohësisht të dëshmohen
si fajtorë kujdestarë për "prishjen e rendit", dhe me këtë pra, edhe të
procesit të votimit. Kallashët kësaj radhe nuk gjëmuan, siç gjëmonin
në zgjedhjet e kaluara. Incidentet ishin pothuajse të papërfillshme.
"Armiku" më i madh në ditën e votimit ishte bora, e cila "arriti" të
bllokojë shumë rrugë nëpër viset rurale.
Ra në sy edhe mobilizimi i shkallës së lartë të forcave të sigurisëpjesëtarëve
të njësiteve speciale policore dhe policisë në përgjithësi.
Gjithçka ishte në vendin dhe momentin e duhur.
Leksioni që shqiptarët duhet ta nxjerrin nga këto zgjedhje, kuptohet
duke i krahasuar me zgjedhjet e kaluara, është se zgjedhjet në
Maqedoni nuk janë "rrezikuar" asnjëherë nga "shqiptarët rebelë". Në
fakt, kanë qenë disa grupe vagabondësh shqiptarë, që nuk kanë pasur
ndonjë ndikim në rrethet ku jetojnë, ata të cilët vazhdimisht kanë
sjellë incidente në ditën e votimit, por edhe gjatë fushatave elektorale.
Ata gjithsesi kanë qenë nën direktivat dhe instrumentet e organit
gjegjësisht pushtetit. Tani kur organi-pushteti nuk kishte nevojë për
ata, respektivisht ishte i interesuar të ketë zgjedhje demokratike, të
tillët nuk u panë gjëkundi në hapësirë. Pra, shqiptarët duhet të "falënderojnë"
pushtetin, i cili mundësoi që edhe në rajonet shqiptare të
ketë zgjedhje të ndershme e të rregullta.
Pra, në Maqedoni nuk kanë qenë shqiptarët fajtorë për rrjedhën e
rregullt të zgjedhjeve të mëparshme dhe të tanishme, por, pikërisht, ka
qenë pushteti, ai i cili ka stimuluar dhe ngacmuar rebelimin e çunave
të padëgjueshëm shqiptarë, me qëllim që këtij procesi t‘i japë kahje
tjetër, jonormale. Kjo ka mundësuar që pastaj mediat me orientim
antishqiptar në Maqedoni, të fillojnë fushatën për njollosjen e shqiptarëve.
Komentatorë dhe analistë të ndryshëm maqedonas nëpërmjet
forumeve mediatike, hidhnin vrer mbi shqiptarët duke i paraqitur ata
se janë fajtorë kryesorë, pse Maqedonia nuk po merr notë kaluese për
procesin zgjedhor. Dhe duke qenë kjo e fundit (procesi zgjedhor), si
kusht për integrim në strukturat euroatlantike, edhe pushtetit i krijohet
hapësirë që gjithnjë fajin ta linte te shqiptarët.
Mirëpo, zgjedhjet e 22 marsit dëshmuan të kundërtën - zgjedhjet
në Maqedoni gjithmonë mund të organizohen konform standardeve
evropiane, nëse për një gjë të tillë është i interesuar pushteti. Imazhi
i procesit zgjedhor nuk varet nga disa palaço vagabondësh, sepse ata
mund t‘i kapë policia se hap e mbyll sytë, por varet kryekëput nga
interesimi i pushtetit, për të pasur zgjedhje demokratike.
Qytetarët shqiptarë sikurse edhe herëve tjera ( me shumë përjashtime
të vogla të papërfillshme) treguan se janë të denjë të votojnë
në mënyrë shumë të kulturuar dhe dinjitoze. Lanë një përshtypje
të mrekullueshme, mbresëlënëse, se kanë kapacitetin e nevojshëm
demokratik dhe civilizues, për të qenë në nivelin e qytetarëve të rajonit,
disa prej të cilëve sot janë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Akuzat e fabrikuara në kuzhinat e pushtetit të këtushëm (më shumë
se një dekadë me radhë), tani ranë në ujë, dhe në mënyrë automatike
shqiptarët nxorën "fytyrën" tjetër, atë qytetëruese dhe evropiane.