Vdes 20-vjeçari, familja dyshon për grip
Një 20-vjeçar nga qyteti i
Fierit ka gjetur vdekjen në
orët e vona të mbrëmjes
së të dielës. Mësohet se Orion
Dano ishte nisur tri ditë më parë
nga mjekët e Fierit për të marrë
trajtim më të specializuar në
Sanatoriumin e Tiranës. Por,
pavarësisht trajtimit dhe përkujdesjes,
djali nuk ka mundur të
mbijetojë. Prindërit e 20-vjeçarit,
Luan dhe Teuta, pretendojnë se
vdekja e djalit ka ardhur si pasojë
e gripit, ndërkohë që sipas shefi t të
Repartit të Patologjisë në spitalin
rajonal të qytetit, Novruz Çaushaj,
i riu është prekur nga një sëmundje
e rrallë në veshka, e cila ka qenë
fatale për jetën e 20-vjeçarit, që
nuk ka mundur ta përballojë dhe
si pasojë ka gjetur vdekjen.
Rasti
Orion Dano, 20 vjeç, banor
në lagjen "Kongresi i Përmetit"
të qytetit të Fierit, kishte ditë që
ankohej se ndihej i pafuqishëm
fizikisht dhe se e kishte kapur
gripi. Djali shkon të vizitohet,
por mjekët e Fierit, duke mos
arritur të vendosnin një diagnozë
të saktë, e kanë nisur për
në Tiranë, për një konsultë më
të specializuar në Sanatorium.
Aty shtrohet dhe nis trajtimi
nga ana e bluzave të bardha të
sanatoriumit. Familjarët e pikëlluar
dhe të gjetur të papërgatitur
para një fatkeqësie të tillë, nuk
kanë dashur të japin sqarime të
mëtejshme. Ndërkohë, të afërm
të të riut shprehen të çuditur përpara
një humbjeje kaq të shpejtë
të Orionit. "Nuk morëm vesh
sesi Orioni iku kaq shpejt. Çdo
gjë ndodhi brenda pak ditësh.
Nuk besojmë se ka pasur ndonjë
sëmundje të rëndë të tij. Ishte
shumë mirë", na thotë Robert
Dano, një i afërt i tij. Edhe shokët
e të riut që vdiq në mënyrë të
papritur tregojnë se Orioni kishte
ditë që ankohej se e kishte kapur
gripi dhe se nuk ndihej mirë.
"Orioni punonte dhe për këtë
arsye e kishte lënë me dëshirë një
vit të shkollës së mesme. Donte
që të vazhdonte shkollën e lartë
dhe për këtë punonte, që të kishte
lekë mënjanë për të vazhduar
studimet. Këtë vit ndoqi vitin e
katërt, por nuk mundi ta përfundojë.
Ishte i shëndoshë në trup
dhe kurrë më parë nuk ka treguar
shenjat e një sëmundjeje", thonë
shokët e tij. Ndërkohë, shefi i
Repartit të Patologjisë, Novruz
Çaushaj, sqaron se djali ka gjetur
vdekjen për shkak të një sëmundjeje
në veshka, që i është shfaqur
rrufeshëm dhe ka qenë fatale për
të. "Rasti në fjalë ka marrë prej
mjekëve të Fierit vetëm vizitën e
parë mjekësore. Ai është dërguar
më pas për në Tiranë. Jemi informuar
se ka qenë i shtruar në
Sanatorium dhe se ditët e fundit
i ishte shfaqur një sëmundje
mjaft e rrallë për veshkat, pas
së cilës nuk mbijetoi. Nuk besoj
se ndonjë grip sezonal mund të
ketë përkeqësuar sëmundjen e tij,
pavarësisht reagimit të të afërmve
që pretendojnë se vdekja është
shkaktuar nga gripi", është shprehur
për "Shqip" shefi i Patologjisë
në Fier, Novruz Çaushaj. Edhe
autoritetet e tjera të shëndetësisë
dhe ato të Shëndetit Parësor
deklarojnë se në Fier nuk ka të
regjistruar me epidemi gripi,
përveç rasteve të virozës së stinës
që është nën kontroll të plotë.
Vitin e kaluar, një 25-vjeçare nga
Vajkani i Fierit vdiq si pasojë e
gripit. Ajo kishte qëndruar rreth
tri ditë me temperaturë të lartë
në shtëpi, pa marrë asnjë trajtim
mjekësor. Kur është dërguar në
spital, në gjendje të rëndë, ka
qenë tepër vonë për të. Rreth 10
minuta pas mbërritjes në spital,
ajo ka gjetur vdekjen.
Fierit ka gjetur vdekjen në
orët e vona të mbrëmjes
së të dielës. Mësohet se Orion
Dano ishte nisur tri ditë më parë
nga mjekët e Fierit për të marrë
trajtim më të specializuar në
Sanatoriumin e Tiranës. Por,
pavarësisht trajtimit dhe përkujdesjes,
djali nuk ka mundur të
mbijetojë. Prindërit e 20-vjeçarit,
Luan dhe Teuta, pretendojnë se
vdekja e djalit ka ardhur si pasojë
e gripit, ndërkohë që sipas shefi t të
Repartit të Patologjisë në spitalin
rajonal të qytetit, Novruz Çaushaj,
i riu është prekur nga një sëmundje
e rrallë në veshka, e cila ka qenë
fatale për jetën e 20-vjeçarit, që
nuk ka mundur ta përballojë dhe
si pasojë ka gjetur vdekjen.
Rasti
Orion Dano, 20 vjeç, banor
në lagjen "Kongresi i Përmetit"
të qytetit të Fierit, kishte ditë që
ankohej se ndihej i pafuqishëm
fizikisht dhe se e kishte kapur
gripi. Djali shkon të vizitohet,
por mjekët e Fierit, duke mos
arritur të vendosnin një diagnozë
të saktë, e kanë nisur për
në Tiranë, për një konsultë më
të specializuar në Sanatorium.
Aty shtrohet dhe nis trajtimi
nga ana e bluzave të bardha të
sanatoriumit. Familjarët e pikëlluar
dhe të gjetur të papërgatitur
para një fatkeqësie të tillë, nuk
kanë dashur të japin sqarime të
mëtejshme. Ndërkohë, të afërm
të të riut shprehen të çuditur përpara
një humbjeje kaq të shpejtë
të Orionit. "Nuk morëm vesh
sesi Orioni iku kaq shpejt. Çdo
gjë ndodhi brenda pak ditësh.
Nuk besojmë se ka pasur ndonjë
sëmundje të rëndë të tij. Ishte
shumë mirë", na thotë Robert
Dano, një i afërt i tij. Edhe shokët
e të riut që vdiq në mënyrë të
papritur tregojnë se Orioni kishte
ditë që ankohej se e kishte kapur
gripi dhe se nuk ndihej mirë.
"Orioni punonte dhe për këtë
arsye e kishte lënë me dëshirë një
vit të shkollës së mesme. Donte
që të vazhdonte shkollën e lartë
dhe për këtë punonte, që të kishte
lekë mënjanë për të vazhduar
studimet. Këtë vit ndoqi vitin e
katërt, por nuk mundi ta përfundojë.
Ishte i shëndoshë në trup
dhe kurrë më parë nuk ka treguar
shenjat e një sëmundjeje", thonë
shokët e tij. Ndërkohë, shefi i
Repartit të Patologjisë, Novruz
Çaushaj, sqaron se djali ka gjetur
vdekjen për shkak të një sëmundjeje
në veshka, që i është shfaqur
rrufeshëm dhe ka qenë fatale për
të. "Rasti në fjalë ka marrë prej
mjekëve të Fierit vetëm vizitën e
parë mjekësore. Ai është dërguar
më pas për në Tiranë. Jemi informuar
se ka qenë i shtruar në
Sanatorium dhe se ditët e fundit
i ishte shfaqur një sëmundje
mjaft e rrallë për veshkat, pas
së cilës nuk mbijetoi. Nuk besoj
se ndonjë grip sezonal mund të
ketë përkeqësuar sëmundjen e tij,
pavarësisht reagimit të të afërmve
që pretendojnë se vdekja është
shkaktuar nga gripi", është shprehur
për "Shqip" shefi i Patologjisë
në Fier, Novruz Çaushaj. Edhe
autoritetet e tjera të shëndetësisë
dhe ato të Shëndetit Parësor
deklarojnë se në Fier nuk ka të
regjistruar me epidemi gripi,
përveç rasteve të virozës së stinës
që është nën kontroll të plotë.
Vitin e kaluar, një 25-vjeçare nga
Vajkani i Fierit vdiq si pasojë e
gripit. Ajo kishte qëndruar rreth
tri ditë me temperaturë të lartë
në shtëpi, pa marrë asnjë trajtim
mjekësor. Kur është dërguar në
spital, në gjendje të rëndë, ka
qenë tepër vonë për të. Rreth 10
minuta pas mbërritjes në spital,
ajo ka gjetur vdekjen.