E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunat me komunitet shqiptar, pjesa më e madhe në balotazh

Sipas të dhënave nga shtabi
elektoral i VMRO-DPMNE
në raundin e parë kjo forcë
politike ka fituar në Komunën
e Prilepit, Manastirit, Novacit,
Probishtipit, Gradskos, Kriva Pallankës,
Drugovës, Sveti Nikollës,
Pehcevos, Kratovës dhe Butelit
qysh në raundin e parë të votimeve.
Më tepër vota në zgjedhjet
lokale ka marrë kryetari i Shkupit
nga VRMO DPMNE, Koce Trajkovski,
me 98.144 vota në favor të
tij. Ndërkohë, sipas shtabit të Lidhjes
Social Demokrate (LSDM),
kandidatët e tyre kanë fituar që
në raundin e parë në Strumicë,
Kumanovë, Zoran Damjanovski
dhe në disa komuna të tjera.
Burime të sigurta bëjnë të ditur
se për faktin se BDI partia legjitime
e shqiptarëve, tashmë ka një
numër të mirë komunash të fituara
për garën presidenciale nuk
përjashtohet mundësia që VRMO
DPMNE të kërkojë mbështetjen
e kësaj partie për raundin e dytë,
në mënyrë që të garantojë votat
për President të partisë në pushtet,
në këmbim të interesave
politike të partisë legjitime që
qeveris shqiptarët. Bashkimi
Demokratik për Integrim shpalli
fitore të sigurt në zgjedhjet lokale
në shtatë komuna. Sipas shefit të
shtabit zgjedhor të BDI-së, Gëzim
Ostreni, BDI ka siguruar fitoren në
raundin e parë në komunat Saraj,
Dibër, Studenicanë dhe Zhelinë,
Vrapcishtë, Tearcë dhe Osllomej.
Ostreni deklaroi se në komunat
Strugë, Gostivar, Haracinë, Likovë
dhe Dollnen kandidatët e BDIsë
shkojnë në raundin e dytë të
zgjedhjeve. BDI ka mundur të
fitojë në komunat me popullsi
shqiptare me një përqindje të
kënaqshme, ndërsa në komunat
që janë në balotazh pritet që
shqiptarët të bashkojnë votat në
favor të kandidatëve të kësaj force
politike. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandër
Novakovski i ka vlerësuar
zgjedhjet presidenciale dhe vendore
me një ecuri dhe atmosferë
korrekte dhe demokratike. Ai ka
deklaruar se edhe raundi i dytë
i zgjedhjeve do të kalojë në të
njëjtën mënyrë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›