Eksperti britanik: Si bëhet reforma parlamentare

Komisioni per reformen parlamentare
Dokumenti konfidencial, 9 sugjerimet e ekspertit për Reformën Parlamentare.
Larkin: Të shihet mundësia edhe për shumicë të cilësuar.
Eksperti ndërkombëtar, Phil Larkin, propozon vendosjen e votimit të fshehtë dhe me shumicë të cilësuar për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Në një dokument konfidencial të dërguar anëtarëve të grupit të punës për reformën parlamentare, eksperti britanik u jep përgjigje të gjitha propozimeve të bëra gjatë punës së këtij komisioni. Opozita në këtë grup ka kërkuar shfuqizimin e pikës 1/1 të nenit 60, që flet për votimin e fshehtë. Në rastin e dhënies së pëlqimit të Kuvendit për dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin në Gjykatën Kushtetuese, ose Gjykatën e Lartë, votimi është nominal, thuhen në nenin 60 të Rregullores aktuale të Kuvendit. Opozita kërkon shfuqizim të tij, ndërsa eksperti britanik, duke iu referuar edhe Rregullores së Parlamentit Europian, shprehet se një praktikë e tillë nuk përdoret. Në propozimin e tij ai është i qartë: Emërimi në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese duhet të bëhet me votë të fshehtë. Duhet përdorur votim me shumicë të cilësuar, shprehet në dokumentin e tij Phil Larkin. Por, eksperti këmbëngul për votim të fshehtë dhe shumicë të cilësuar dhe për shkarkimin e anëtarit të institucioneve kushtetuese. Opozita kërkon që anëtari i institucionit kushtetues, që shkarkohet përmes Komisionit hetimor parlamentar, duhet të ketë të drejtë të dëgjohet në Kuvend para votimit për shkarkimin e tij. Ndërsa eksperti britanik këmbëngul se edhe në këtë rast, vota duhet të jetë e fshehtë. Duhet të përdoret votimi i fshehtë. Duhet të merret në konsideratë edhe nevoja për votim me shumicë të cilësuar, shprehet eksperti britanik.
Opozita
Një nga propozimet e opozitës në grupin e punës për reformën parlamentare është edhe vendosja e një kohe të drejtë mes fjalës së Kryeministrit dhe ministrave dhe përfaqësuesve të opozitës, apo kryetarit të Grupit Parlamentar. E drejta e fjalës për ministrat kur parashtrojnë projektligje dhe e Kryeministrit sa herë që ai të dojë e sanksionuar edhe në Kushtetutë, shihet nga eksperti britanik si diçka e çuditshme dhe anomali për Parlamentin shqiptar, që nuk do ti shërbente mirëfunksionimit të çdo parlamenti. Opozita ka propozuar të ndryshojë nenin 47, i cili i njeh kohë të pakufizuar Kryeministrit, duke kërkuar kohë dhe për kryetarin e Grupit Parlamentar të opozitës për tiu përgjigjur. Në nenin 47, bëhet ky ndryshim: Fjalia Atyre u jepet fjala sa herë që kërkojnë, zëvendësohet me fjalinë: Atyre u jepet fjala sa herë që e kërkojnë për çështjen e radhës në rendin e ditës, për jo më shumë se 10 minuta. Kur e merr fjalën Kryeministri, ka të drejtë të bëjë komente edhe kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës, kërkon opozita. Për amendimin e ndërhyrjes se ministrave, por jo më shumë se 10 minuta për çështjet e axhendës dhe kur Kryeministri merr fjalën, kreu i opozitës ka të drejtë të komentojë, rekomandimi thotë se: Nëse e drejta e pakufizuar e Kryeministrit për të kërkuar fjalën nuk mund të ndryshohet në Kushtetutë, atëherë Rregullorja duhet të amendohet për ti lejuar opozitës të drejtën për tu përgjigjur. Në terma më afatgjatë, këto përcaktime kushtetuese dhe të Rregullores duhet të modifikohen për të vendosur më shumë kushte në ushtrimin e këtij pushteti. Një tjetër propozim i opozitës që mbështetet nga eksperti britanik është dhe në nenin 94 të Rregullores së Kuvendit, e drejta e deputetëve që të marrin informacione me shkrim nga ministrat brenda një afati të përcaktuar qartë. Administrata e Kuvendit është e detyruar që brenda 24 orëve tia përcjellë kërkesën e deputetit institucionit përkatës, kërkon opozita. Ndërsa eksperti shprehet se propozimi mbështetet e bëhet një rishikim i procesit dhe praktikës që lidhet me pyetjet me shkrim.
Rekomandimet e ekspertit britanik për reformën parlamentare
Neni 36-Seancat dëgjimore publike
1-Komisioni mund të organizojë seanca dëgjimore publike me anëtarë të Këshillit të Ministrave, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore ose publike, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të grupeve të interesit, si dhe grupime të tjera të interesuara. Komisioni është i detyruar të realizojë seancën dëgjimore, sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen, në rast se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit e kërkon atë në mënyrë të motivuar me shkrim.
Propozimi: Në nenin 36 të Rregullores së Kuvendit, në fund të pikës 3, të shtohet kjo fjali: Projektligji nuk mund të kalojë për miratim në seancë plenare pa u zbatuar kjo kërkesë.
Eksperti: Propozimi mbështetet, por vetëm si një hap drejt zgjerimit substancial të angazhimit të komisioneve parlamentare me organet jo parlamentare.
Neni 45-Çështje që sjanë në rend të ditës
Në fund të rendit të ditës, çdo deputet mund të diskutojë për çështje të ndryshme që ai konsideron se duhen bërë publike në seancë plenare. Në këtë rast deputeti nuk mund të flasë më shumë se 5 minuta, nëse diskuton në emër të Grupit Parlamentar, jo më shumë se 8 minuta.
Propozimi: Në nenin 45, fjalët në fund të rendit të ditës, të zëvendësohen me fjalët para fillimit të seancës.
Eksperti: Propozimi nuk mbështetet dhe koha e debatit të lirë mbetet në fund të rendit të ditës.Neni 47-E drejta e fjalës për ministrat
1-Anëtarët e Këshillit të Ministrave kanë të drejtë, dhe kur u kërkohet e kanë për detyrë, të marrin pjesë në seancë plenare ose në mbledhjet e komisioneve dhe nënkomisioneve. Atyre u jepet fjala sa herë që e kërkojnë.
Propozimi: Në nenin 47, bëhet ky ndryshim: Fjalia Atyre u jepet fjala sa herë që kërkojnë, zëvendësohet me fjalinë: Atyre u jepet fjala sa herë që e kërkojnë për çështjen e radhës në rendin e ditës, për jo më shumë se 10 minuta. Kur e merr fjalën Kryeministri, ka të drejtë të bëjë komente edhe kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës.
Eksperti: Nëse e drejta e pakushtëzuar e Kryeministrit për të marrë fjalën nuk mund të sfidohet, atëherë Rregullorja duhet të ndryshohet për ti dhënë opozitës të drejtën e replikës. Në terma afatgjate, këto nene kushtetuese dhe Rregullorja duhet të ndryshohen për të prezantuar më shumë kushtëzime në ushtrimin e kësaj kompetence apo të drejte.
Neni 60-Votimi i fshehtë
1/1 Në rastin e dhënies së pëlqimit të Kuvendit për dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin në Gjykatën Kushtetuese, ose Gjykatën e Lartë, votimi është nominal.
Propozimi: Pika 1/1 të shfuqizohet
Eksperti: Emërimi në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese duhet të bëhet me votë të fshehtë. Duhet përdorur votim me shumicë të cilësuar.
Neni 94-Përgjigjet me shkrim të pyetjeve
1-Në rast se deputeti kërkon përgjigje me shkrim, ai i drejtohet anëtarit përkatës të Këshillit të Ministrave, i cili duhet të përgjigjet brenda 3 javëve nga data e marrjes së kërkesës.
2-Në rast se nuk jepet përgjigje brenda kohës së përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, kryetari i Kuvendit, me kërkesë të pyetësit, përfshin dhënien e përgjigjes si pikë të parë të rendit të ditës të mbledhjes së komisionit të përhershëm që ka lidhje me objektin e pyetjes.
Propozimi: Në nenin 94 të Rregullores së Kuvendit, në fund të pikës 1, të shtohet kjo fjali: Administrata e Kuvendit është e detyruar që brenda 24 orëv