E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Rama 3 mandate si kryebashkiak u mor vetëm me Lanën, Berisha 'pushtoi' Dajtin

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi, në një tubim paqësor të zhvilluar në periferi të Tiranës, ka bllokuar në shenjë proteste aksin që të çon në Malin e Dajtit. Spahiu ka sulmuar krerët e dy partive më të mëdha në vend PD-PS, Sali Berisha dhe Edi Rama që sipas tij shkatërruan kryeqytetin.

Spahiu akuzoi qeverinë se ka ‘pushtuar’ Malin e Dajtit me ndërtime, ndërkohë ka paralajmëruar se AK do ua kthejë atë qytetarëve. Kreu i kuqezinjve, nuk kurseu sulmet edhe ndaj kreut të PS-së Edi Rama që sipas tij, në kohën kur ai mbante postin e kryebashkiakut , u mor vetëm me lumin e Lanës, dhe harroi Tiranën.

Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu u takua me elektoratin e Priskës dhe Linzës .
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›