Perurohet impianti i ujërave në Korçë, Berisha: Ne ndërtojmë, Rama bllokon
Korçë- Impianti i përpunimit të ujërave me vlerë 37.5 mlion euro është inaguruar sot në qytetin e Korçës, i cilësuar nga kryeministri Bersha në ceremoni, si listues i Korçës në hartën e vendeve më të pastra të Evropës e botës.
Impianti që i shërbën 105 mijë banorëve korçarë ka trajtim biologjik dhe efikasitet të lartë për largimin e ndotjes e lëndës së ngurtë. Po ashtu harxhim të ulët të energjisë e kosto të ulët të mirëmbajtjes.
Kanalizme të standartëve më të persosura që ndan të gjitha llojet e ujërave ashtu siç duhet. Korça me këtë impiant hyn në hartën e qytetave më ta pastrat të Evropës e të botës. Në Korçë vdekshmëria foshnjore zero. Një nder të madh për këto gra e nëna, të cilat kanë bërë të pamundurën të mundur. Ky impiant ecën në këtë drejtim. Ecën në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Korçës. Ky impiant paraqet Korçëmtë kujdesit konstant të qytetarëve të saj për shtëpitë, rrugicat, kopshtet për çdo gjë,-tha Berisha gjatë inagurimit.
Sipas shefit të qeverisë pas infrastrukturës rrugore, ajo ujore është e të njëtës rëndësi për qeverinë e tij.
Furnizmi i qytetarëv me ujë të pijshëm të standartëve më të mira e trajtimi i ujërave të zeza është ndër zhvillimet më madhore të Shqipërisë së këtyre viteve. Kemi investuar në Korçë e në mbarë Shqipërinë 500 e 50 milion dollarë në ndërtimin e ujësjellësave, kanalizimeve, impiantëve të përpunit të ujëraëve të zeza. Dua të theksoj këtu se në historinë e këtij vendi impianti i parë u inagurua në fund të vitit 2005, por sot kemi ndryshuar shumë. Kemi inaguruar e ndërtuar impiante të tilla në Pogradec, kahu ynë i liqenit një ndër m të pastrit në Evropë. Në Durrës, i cili do të bëjë që ujërat e Durrësit të jenë më të pastrat e detrave të Evropës. Tjetrin në Shëngjin, së shpejti në Vlorë, Sarandë e Velipojë. Zotohemi se do ti bëjmë ujërat tona, ujërat e lumenjve e liqeneve e detrave tona më të pastra që mund të ekzistojnë. Do ti rikthejmë tonat pastërtinë e tyre natyrale. Do ti bëjmë të pastra siç është vetë Korça e mjedisi shqiptar,-tha Berisha.
Kryeministri tha se infrastruktura në Korçë do të përfundojë gjatë dy viteve që vijnë. Kemi financuar me grante e kredi fermerët. Premtimet i shtymë në kohë, por ju garantoj se kurrë si lamë pa i realizuar ato,-tha ai.
Berisha tha se kampi rival, ai socialist ka vetëm: Akuza-akzua, shpifje-shpifje, bllokime e vetëm bllokime. Ata nuk votuan tre ligjet për ti bllokuar shqiptarëve statusin, ata nuk kanë votuar për marrjen e vizave. Ata nuk votuan për MSA-në, bënë gjithçka për ta bllokuar me bilbila por ne e firmosëm. Nuk votuan për ndërtimin e rrugës Korçë-Qafë Plloce, as për unazën e Korçës për ndërtimin e këtij impianti etjAta mbajnë parlamentin deri në pesë të mëngjesit që të bllokonin ndërtimin e autostradës Tiarnë-Elbasan. Ata nuk pendohen me bllokimet e tyre sepse nuk kanë interesat tuaja,-tha Berisha duke i premtuar korçarëve se do të bëjë gjithçka për një mirëqenie më të mirë.