Bamir Topi: FRD do të përcaktojë qeverinë e ardhshme
TIRANË- Kreu i FRD-së, Bamir Topi, në çelje të fushatës zgjedhore me prezantimin e 7 kandidatëve që do të garojnë në 23 qershor në logon e FRD në qarkun e Lezhës, shprehu bindjen se “FRD do të përcaktojë qeverinë e ardhshme”.
Duke vënë në dukje se tashmë kemi hyrë në një fazë të re të fushatës, atë të komunikimit intensiv me qytetarët në mënyrë që në 23 qershor të largojmë nga pushteti të korruptuarit, Topi tha se "duhet t'i japim fund qeverisë që mbështet projekte private".
Ai shprehu besimin se banorët e këtij qarku në 23 qershor do të bëjnë diferencën midis profileve njerëzorë të kandidatëve të FRD-së dhe profileve të atyre që vijnë vetëm kur kanë nevojë për votën e qytetarëve.
(e.m/BalkanWeb)