Sequi: Zgjedhjet, proces me rëndësi të veçantë, test për integrimin Shqipërisë
TIRANE - Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi në një prononcim për gazetarët pas takimit me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it në Tiranë, nënvizoi se e siguroi Conny McCormack se Bashkimi Evropian është i interesuar që Shqipëria të zhvilloi një proces të mirë zgjedhor dhe me standarde evropiane.
“Patëm një takim shumë të mirë me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR. Më bëri shumë përshtypje përvoja e shefes së misionit dhe angazhimi i saj. Në mbledhje theksova mbështetjen e fortë që i jep BE misionit të OSBE/OHDIR në Tiranë. Që është dhe pikërisht mbështetja që jep delegacioni i BE në Shqipëri, për zgjedhje të mira me standarde evropiane”, theksoi Sequi.
Ambasadori Sequi tha se në sajë të mbështetjes që BE i jep zgjedhjeve të qershorit ka përcaktuar 32 vëzhgues afatshkurtër dhe 6 vëzhgues afatgjatë falë financimit të taksapaguesve amerikan. Duke kujtuar edhe raportin e Këshillit të Evropës, Sequi tha se zgjedhjet janë test për integrimin e Shqipërisë në BE dhe funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.
“Ju e dini fare mirë dhe konkluzionet e Këshillit Evropian, ishin që organizmi i i zgjedhjeve do jetë test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe po kështu është me rëndësi për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Zgjedhjet do të jenë një test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe po kështu është me rëndësi për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Me ndihmën që po i japim këtij procesi ne kërkojmë ti japin frymën e mirë këtij procesi. Ne kemi premtuar që do ta mbështesim procesin dhe po e mbajmë fjalën që kemi dhënë. Ne jemi të interesuar për Shqipërinë, për shqiptarët si dhe për procesin zgjedhor. Ne besojmë që shqiptarët meritojnë një proces të mirë dhe po e tregojnë këtë gjë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe po e tregojmë pikërisht këtë gjë”, përfundoi Sequi.
SEQUI TAKON MISIONIN E OSBE/ODIHR
Ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Ettore Sequi ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, që prej një javë kanë nisur misionin e tyre në Tiranë.
Misionin e kryeson ekspertja amerikane Conny McCormack, e cila ne daljen e pare para mediave tha se ODIHR nuk është arbitër i zgjedhjeve, por do të bëjë vlerësime lidhur me Kodin dhe mënyrën se si do të administrohet procesi.
“Është me rëndësi që roli i ekipit të ODIHR-it është një rol që ka të bëjë me aspektin vëzhgues dhe raportimin faktik, dhe jo për të ndërhyrë në procesin zgjedhor. Ne nuk jemi arbitra zgjedhorë. Ne nuk përcaktojmë nëse zgjedhjet në tërësi apo pjesërisht janë legjitime apo jo. Puna dhe metodika jonë e përgjithshme është e bazuar mbi parimet e paanësisë. E gjithë kjo do të jetë pjesë që do drejtojë punën tonë”, - tha kryesuesja e Misionit.
Conny McCormack tha se 21 ditë pas nisjes së punës së Misionit, do të dalë edhe raporti i parë lidhur me situatën parazgjedhore, ndërkohë që raporti përfundimtar së bashku me rekomandimet përkatëse do të publikohen dy muaj pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.
ODIHR ka kërkuar edhe 400 vëzhgues afatshkurtër. Ata kanë shumë detyra, ndër të cilat përfshihet hapja e qendrave të votimit në mëngjes, procesi i votimit dhe numërimi i votave dhe tabelat e rezultateve.
Një ditë pas zgjedhjeve do të mbahet konferenca për shtyp me gjetjet dhe konstatimet paraprake. Pas ditës së zgjedhjeve bërthama e ekipit do të qëndrojë në Shqipëri deri në mes të korrikut, për të ndjekur situatën paszgjedhore në vend.
(er.nu/e.m/BalkanWeb)