E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, në kërkim një 15 vjeçare shqiptare, e zhdukur prej 3 ditësh

Policia greke është vënë në lëvizje për gjetjen e vajzës 15 vjeçare shqiptare, e cila është zhdukur që nga mesdita e së martës. 

Vajza shqiptare Kristiana Dodaj, 15 vjeç, (në foto) banore në Thermo, nuk u kthye në shtëpi nga shkolla, të martën në 14 maj. 

Denoncimin për zhdukjen e saj e bëri i ati, pasi vajza për disa orë mungoi në shtëpi dhe nuk dha asnjë shenjë. 

Kristiana ka flokë të gjatë gështenjë, sy kafe, gjatësi 1.55 m. Ajo ishte e veshur me një këmishë blu, xhinse blu, atlete të bardha dhe mban çantën e shkollës ngjyrë rozë.

Policia po heton në gjithë rajonin, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e njësisë së krimit kibernetik. Policia ka njoftuar edhe autoritetet e kufirit, për çdo mundësi të daljes së saj jashtë Greqisë. 

Familja shumë e shqetësuar ka kontaktuar edhe me organizatën “Buzëqeshja e fëmijës”, e cila ka publikuar të dhënat e vajzës, foton e saj dhe numrin e telefonit, për këdo që e ka pare dhe ka informacion. Organizata “Buzëqeshja e fëmijës” i bën thirrje çdo qytetari që të ndihmojë për gjetjen e vajzës shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›