E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takime në PS: Jemi të shqetësuar për KQZ. Gjiknuri: Të zgjidhet në parlament

TIRANE-Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu zhvilloi sot një takim me liderin e socialistëve, Edi Rama.

Pas takimit, për mediat Arvizu tha se SHBA janë të shqetësuara për mënyrën si po funksionon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ambasadori theksoi se palët janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje.
“Ajo që është shqetësim për Shqipërinë është mosfunksionimi i KQZ, që nuk po funksionon si duhet".

Arvizu bëri të ditur se për këtë cështje ka folur me PS dhe me parti të tjera, ndërsa apeloi që politika duhet të bashkëpunojë për zgjidhjen e kësaj cështje.
“Palët duhet të punojnë së bashku për të plotësuar KQZ. Kemi folur me PS do e bëjmë dhe më parti të tjera këtë gjë. Jo me z Berisha nuk kemi folur, por kemi qenë në kontakt me Partinë Demokratike”, theksoi Arvizu.

Gjiknuri
Pasi percolli ambasadorin jashte selise roze, Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, deputeti Damian Gjiknuri theksoi se PS eshte e gatshme dhe e hapur per te kthyer KQZ-ne ne normalitet.

“PS ka pasur qëndrim konstant, jemi të hapur për cdo zgjidhje, në parlament, mënyra e zgjidhjes mbetet në negociatë, deri kemi dëgjuar tranzigjencë nga shkelësi i ligjit që është Berisha. Ne jemi të përgatitur të shkojmë ne zgjedhje dhe me KQZ”- ka thene ai.

Sipas Gjiknurit, deri tani nuk ka asnjë sinjal konkret. “Mundësitë janë qe KQZ të kthehet në parlament se aty është vendi ku u cenua legjitimiteti i saj”- tha ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›