Vëllai i Arben Frrokut akuza policisë: Mos e përzieni punën me politikën
TIRANE - Një ditë pas shoqërimit të tij në polici, vëllai i biznesmenit Arben Frroku, i dyshuar për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj, akuzon policinë se po vepron nën ndikimin e politikës. Sipas Mark Frrokut, policia bllokoi automjetin e tij në mënyrë që të rivendoste në të pajisje përgjimi, ashtu siç kishte bërë në kohën kur ndodhi vrasja e komisarit Lamaj.
“Pajisjet e përgjimit janë montuar në makinën time, kur është mbajtur për 3 ditë herën e parë. Janë montuar në pjesën e përparme të makinës dhe aty kanë qëndruar për rreth dy muaj. Zbulimi erdhi fare rastësisht. Sa herë binte telefoni ose unë doja të telefonoja jepte një zhurmë. Këto pajisje përgjuese i përkasin policisë. Akoma nuk jam ankuar, por do ta bëjmë ankesën. Mbrëmë makina ime është marrë dhe është mbajtur me dhunë, vetëm e vetëm me montu pajisje të tjera në makinë. Policia të mos përziejë punën e saj me politikën. Të mos përzihet me partinë në pushtet”,- deklaroi Mark Frroku.
Ndërkohë avokati i tij mbrojtës pretendon se makina e Mark Frrokut nuk ka asnjë mungesë në dokumentacion apo probleme në lidhje me pronësinë, ndaj sipas tij, policia ka bllokuar mjetin pa u bazuar në asnjë argument ligjor.
“Makina që posedohet nga shtetasi Mark Frroku është e blerë konform ligjeve. Kemi një kontratë që provon blerjen e automjetit. Nuk qëndrojnë akuzat e ngritura ndaj tij, se makina ka mungesë dokumentacioni apo ka probleme në lidhje me pronësinë.
Për sa kohë nuk ka argument ligjor për të bërë shoqërimin e shtetasit Mark Frroku unë si avokat mendoj se nuk ka arsye për të mbajtur automjetin e tij”,- deklaroi avokati.
Policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme Mark Frrokun, vëllain e biznesmenit të dyshuar për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj. Dje rreth orës 22:00, forcat e policisë shoqëruan për në ambientet e Policisë së Tiranës vëllain e Arben Frrokut. Mark Frroku ka qëndruar për afro 30 minuta brenda ambienteve të policisë dhe pas daljes ai e ka cilësuar gjithçka si një sulm ndaj Partisë Kristian Demokrate. “Ndodhemi para një represioni policor shtetëror. Policia, larg duart nga Partia Kristian Demokrate, larg duart nga familja ime. Kur u shoqërova, isha në zyrat e partisë dhe më janë kërkuar me forcë çelësat e makinës”, - pohon Frroku.
(er.nu/BalkanWeb)