Tragjedia e Himarës, Ambasada e SHBA-së mesazh përkujtimor
TIRANË - Në një vjetorin e tragjedisë së Himarës, ku humbën jetën 13 persona, 11 prej të cilëve studentë të Universitetit “Aleksander Xhuvani” të Elbasanit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e ka përkujtuar ngjarjen tragjike, duke shprehur lutjet për familjet dhe miqtë e viktimave.
Në mesazhin e publikuar në rrjetin social “Facebook”, Ambasada Amerikane shprehet se “një vit më parë, të gjithë u tronditëm nga aksidenti tragjik që mori jetët e 12 studenteve te rinj. Ambasadori Alexander A. Arvizu dhe stafi i Ambasadës Amerikane dërgon mendimet dhe lutjet tona për familjet dhe miqtë e viktimave gjatë këtij përvjetori të vështirë. Zoti qoftë afër atyre të cilët ikën shumë shpejt dhe u prehshin në paqe”.
(er.nu/BalkanWeb)