Spektakël në sfidën kryesore të Champions, Benzema e Ronaldo shpëtojnë Murinjon
Reali i Madridit ka triumfuar 3-2 ndaj Mançester Sitit, në një ndeshje spektakolare, por edhe të çmendur njëkohësisht. Në “Santiago Bernabeu”, skuadra e Zhoze Murinjos ka qenë në disavantazh 3 minuta para fundit, por falë klasit të futbollistëve të saj dhe një grinte të jashtëzakonshme, ka arritur të përmbysë gjithçka. Ndaj Mançester Sitit, kampionët e Spanjës kanë treguar se mbeten Real Madrid, se janë skuadra e frikshme që shënon atëherë kur nuk e mendon dhe se mund të mposhtin edhe një kundërshtar shumë të rrezikshëm si ekipi kampion i Anglisë. Reali ka dominuar, duke krijuar raste përgjatë gjithë ndeshjes, por “Citizens” i kanë shfrytëzuar në maksimum shanset e tyre, duke bërë që dy herë në mitikun “Bernabeu” të pllakosë heshtja. Minutat e fundit kanë qenë një çmenduri e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës, pasi të thyeje Sitin dukej vërtetë e vështirë. Në pjesën e parë, një goditje e Ronaldos, një gjuajtje me kokë e Higuain apo një tentativë nga Di Maria që përfundoi ngjitur me shtyllën, ishin pjesa më pikante e lojës sulmuese të Realit. Në të dytën, sërish e njëjta panoramë, por në minutën e 69-të, Edin Xheko shënon golin e parë të sfidës, i shërbyer nga Jaja Ture, padyshim më i miri në fushë. Kaluan vetëm 7 minuta dhe Marselo barazoi me një goditje në kufijtë e zonës, ndërsa në minutën e 85-të, Kolarov realizoi me një gjuajtje kros thuajse nga mesfusha. Kur dukej e mbaruar, Benzema barazon shifrat me një goditje të shpejtë në hyrje të zonës, ndërsa në minutën e fundit, Ronaldo befason Xho Hart me një goditje të shpejtë në zonë.
Milani zhgënjen sërish, 0-0 me Anderleht
Pas kampionatit, Milani ka zhgënjyer edhe në Champions League, duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Anderlehtit. Një lojë mediokre e kuqezinjve të Alegrit, që në fund kanë dalë nga fusha mes breshërisë së fishkëllimave të tifozëve. Që nuk ishte një mbrëmje e bukur, u duk që në fillim, kur stadiumi ishte gjysmë i zbrazur dhe Anderlehti krijoi dy mundësi të pastra. Pas një pjese të parë pa gola, ku belgët kontrolluan gjithçka, futja e El Sharauit në të dytën shpejtoi disi lojën e Milanit. Por, rezultati nuk është zhbllokuar deri në fund.
Parisi, super me Ibrën, Silva shënon në debutim
Zllatan Ibrahimoviç e Tiago Silva, dy blerjet nga klubi i Milanit, i kanë dhënë fitoren Paris Sent Zhermen në ndeshjen e mbrëmshme përballë Dinamos së Kievit. Në “Park de Princes”, skuadra e Karlo Ançelotit e ka patur më të lehtë nga ç’mendohej, duke realizuar në fillim me penallti dhe duke dyfishuar më pas me Tiago Silvën. Në fundin e pjesës së parë, Aleks realizoi një supergol me kthesë në zonë, ndërsa në pjesën e dytë, Velozo shënoi për Dinamon, ndërsa Pastore për parizienët.
Në takimet e tjera të luajtura mbrëmë, Arsenali fitoi 2-1 në fushën e Montpeljesë. Një gol i Belhanda me penallti për vendasit, ndërsa Podolski e Zhervinjo përmbysën gjithçka që në pjesën e parë për “Topçinjtë”. Ndërkohë, asnjë problem për Porton, që ka fituar 2-0 në fushën e Dinamo Zagreb, falë golave të Luço Gonzales e Defur. Fitore e rëndësishme edhe për Shalken,
që mposhti 2-1 Olimpiakosin në Athinë, ndërsa Borusia mori 3 pikët, duke mundur 1-0 Ajaksin.
Dinamo Z.-Porto 0-2
PSG-Dinamo Kiev 4-1
Montpelje-Arsenal 1-2
Olimpiakos-Shalke 1-2
Milan-Anderleht 0-0
Malaga-Zenit 3-0
Real-Man.Siti 3-2
Borusia-Ajaks 1-0
Sot
Çelsi-Juventus
Shaktjor-Nordsjaelland
Bajern-Valencia
Lilë-Bate Borisov
Barcelona-Spartak
Sëlltik-Benfika
Braga-Kluzh
Man.UTD-Gallatasaraj
(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)