E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi online, fituesit 5 ditë kohë për regjistrim në fakultete

Fituesit në Universitet do të kënë vetëm 5 ditë kohë për t`u regjistruar. Autoritetet e Ministrisë së Arsimit e kanë quajtur këtë një hapësirë të mjaftueshme për shkak se regjistrimi online bëhet në pak minuta dhe mjafton vetëm aksesi në internet.
 

Data e fundit e regjistrimit do të jetë 23 shtatori dhe vetëm për dy arsye studentët duhet ti drejtohen sekretarive te Fakultetit: Kur kanë hedhur gabim te dhënat personale ose kur nuk kanë akses të futen për regjistrim.
 

Studentët që kanë aplikuar regjistrimin online thonë se kjo është një nga mënyrat më të shpejta dhe pa shpenzime. Ky regjistrim konsiderohet si faza e parë për shkak se më 1 tetor do të ketë një fazë të dytë, ku kandidatët për studentë mund të shpallen fitues ose mund të spostohen në preferencat më të larta në varësi të vendeve bosh dhe crregjistrimeve te bera.
 

Ndërsa Ministria ka kursyer kohën e studentëve, duke thënë te shfrytezohen ditët e para të vitit akademik sepse nuk ka nevoje me heret, studentët të shkojnë në sekretari për të dorëzuar dokumentat e identifikimit dhe mandatin e regjistrimit prek 1600 lekë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›