Spahiu: Serbia s’mund t’i “lajë duart” me Mlladiçin

Spashiu, pjesëmarrës në një forum të hapur të “Aleancës Kuqezi”, e ideuar prej tij, theksoi se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.
Sipas tij, Serbia nuk mund të “lajë duart” për mijëra viktimat e shkaktuara vetëm me dorëzimin e Mlladiçit.
“Kufijtë territorial të Kosovës janë të paprekshëm dhe nuk mund të copëtohen nga pazaret politike. Qeveria serbe të harrojë Kosovën dhe të rishikojë statusin dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanovc e Metvegjë. Ne presim që Serbia jo vetëm të respektojë të drejtat universale të shqiptarëve të gjallë por ajo duhet të bashkëpunojë me Hagën për të treguar ku janë fshehur trupat e mijëra shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Tadiç dhe Daçiç nuk mund të lajnë duart si Pons Pilati me dorëzimin e kriminelit Mlladiç dhe të harrojnë mijëra krime të shkaktuara nga Serbia”, ka thënë Spaiu, njofton zyra e shtypit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Numri dy i KLD-së, i bëri thirrje qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës që të nisin procedurat administrative dhe ligjore për të shpallur 10 Qershorin festë kombëtare. “Lidhja e Prizrenit më 10 qershor ishte afirmimi i parë politik i një shteti të ardhshëm shqiptar. Në 10 qershor u hodhën themelet e një programi mbarë kombëtar për krijimin e shtetit të ardhshëm dhe ne duhet ta përkujtojmë atë siç e meriton. Shteti shqiptar ka sot me dhjetëra festa kombëtare ëmbëlsirash dhe ballokumesh dhe është e patolerueshme të mos i japim vlerë ditës në të cilën shqiptarët lidhën platformën e për të ardhmen e një sistemi politik dhe shtetëror”, shtoi ai.
Gjatë takimit të Aleancës Kuqezi intelektualë dhe historian diskutuan ndër të tjera se destabilizimi politik i Shqipërisë ka rigjallëruar egërsisht qarqet më shovinistë serbe dhe greke duke i vënë ato në veprim dhe duke e gjetur Tiranë zyrtare të papërgatitur për shkak të “etheve politike të kutisë së fundit”. /Saimir Lleshi/Start/
2011-06-02 10:33