E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon numërimi i votave të kontestuara

Pas hapjes së 15 kutive të mbetura gjatë ditës së sotme, rezultuan 11 vota të vlefshme për kandidatin Rama dhe 9 vota për kandidatin Basha.

Pas numërimit të këtyre votave, kandidati Basha është në avantazh me 78 vota kundrejt kandidatit Rama, çka nuk ndryshon rezultatin për fituesin e bashkisë së Tiranës gjer më tani. Procedura e rivlerësimit nga KQZ e votave të kontestuara nisi dje pas miratimit të kërkesës ankimore të PD-së për hapjen e 26 kutive për kryetarin e bashkisë Tiranë, që i përkisnin KZAZ-ve nr. 47. 49, 52 dhe 53. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-01 17:05
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›