E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata nesër rreth 10 mijë veta mblidhen në Korcë

KORCE- Një ditë para demonstratës popullore që do të zhvillohet paralelisht në katër rrethe të vendit, edhe socialistët e Korcës kanë diskutuar në lidhje me organizimin e domonstartës, ku ka qenë i pranishëm edhe deputeti Pandeli Majko. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se të paktën 10 mijë veta priten të bëhen pjesë e kësaj demonstrate, ku do të bashkohen edhe protestuesit e qarkut të Elbasanit.

Protesta do të jetë paqësore dhe do të zhvillohet në formën e një marshimi në orën 14, duke filluar nga stadiumi Skënderbej dhe do të vazhdojë përgjatë bulevard Republikës, duke marshuar sërisht drejt sheshit para teatrit Cajupi, ku do të jetë edhe mbyllja e kësaj demonstrate.

Protestuesit do të kenë në duar edhe parrulla kundër qeverisë për vrasjen e 21 janarit, për censurimin e medias por edhe për korrupsionin. Në këtë demonstratë do të marrin pjesë jo vetëm simpatizantë të opozitës por edhe qytetarë të tjerë, dhe grupe interesi që janë ndjerë të mënjanuar nga qeveria.

Ndërkohë mësohet gjithashtu se angazhimi i forcave të policisë do të jetë maksimal. 200 policë nga 4 komisariatet e qarkut do të jenë të angazhuar për demonstratën, si dhe 80 forca të ndërhyrjes së shpejtë. Policia ndërkohë ka dhënë leje për zhvillimin e demonstratës sic ishte kërkuar nga Partia Socialiste.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›