E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Anullimi i seancës së Kuvendit, frikë nga përballja me opozitën

TIRANË- Partia Socialiste akuzoi sot Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe Kryeministrin Sali Berisha se kanë urdhëruar anullimin e seancës së sotme të Kuvendit pasi kanë frikë nga përballja me opozitën për ngjarjet e 21 Janarit.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Sajmir Tahiri, tha se ky është një vendim i njëanshëm, politik.
"Parlamenti është marrë peng dhe të gjitha institucionet janë marrë peng. Ne do vazhdojmë rezistencën paqësore deri kur Saliu t'i hapi rrugë zgjidhjes politike përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme", u shpreh nënkryetari i grupit të PS-së.

Sajmir Tahiri ka deklaruar se opozita ka arsye të mjaftueshme për të vazhduar rezistencën paqësore, ndërsa ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e protestës së nesërme në 4 rrethe të vendit.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS: Anullimi i seancës së Kuvendit, frikë nga përballja me opozitën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›