E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu i AK sulmohet në Elbasan:Do t'i publikojmë krimet, Berishës

Të tjera rreth shkrimit Policia: Mitingu i AK, i paligjshëm ELBASAN - Kreshnik Spahiu, kryetari i Aleancës Kuqezi, është sulmuar nga një person gjatë tubimit të tij në Elbasan. Lajmin e konfirmoi për tv. "A1 Report!", drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në AK, Besjan Ajazi.

Ajazi tha se pati dy tentativa për të prishur tubimin e Aleancës Kuqezi. Në rastin e parë, incidenti u neutralizua nga aktivistët e AK-së, kohë kur  Kreshnik Spahiu është tentuar të qëllohet nga dy persona. Në rastin e dytë, kreu i Aleancës është sulmuar nga një person ndërkohë që policia nuk ka qenë e pranishme në tubim.

Vetë Spahiu u shpreh për "A1Report!": "Siç ndodh tani, që  çdo qytet i Shqipërisë po mbulohet kuq e zi, duke shmangur flamujt blu, po zhvillonim mitingun tonë për 7 prillin. Gjatë fjalës sime, u tentua dy herë të goditem me mjete të forta; u hodhën gurë, tulla, leva drejt neve.

Falë simpatizantëve tanë, nuk u godita. Kanë qënë dy persona që në kohë të ndryshme tentuan të më godisnin, në sytë e policisë që heshtte dhe nuk vepronte, që u afruan deri tek podiumi për të më goditur.

Kjo është tentativë e fundit e një njeriu, që tenton të qëndrojë në pushtet me dhunë, por që ai nuk mund të shpëtojë nga 7 prilli. Tashmë fundi i shtetasit Berisha që ne nuk e njohim për Kryeministër, dihet, se pas datës 7 ai duhet të jetë "I pandehuri Berisha". Ne do publikojmë të gjitha dosjet e tij me agjenturat huaja, marrëveshjet me Beogradin dhe krimet që ai ka kryer.

Në 7 mars, ju e patë që pranvera nuk desh të vijë. Ne do të nxisim ndryshimin e stinëve, ne duhet ta bëjmë me çdo kush që dallëndyshet nga e gjithë Shqipëria të mblidhen atë ditë. Ne nuk meritojmë një drejtues qeverie dhe një parti që është kthyer në një qeveri të bixhozxhinjve, që deri dje ishin pa bukë dhe sot hiqen si miliarderë. Pas 7 prillit, ata do jenë të pandehur.  Përsa i përket atyre që tentuan të më godisnin, sipas të dhënave, janë paraqitur në polici për të marrë shpërblimin e duhur", - përfundoi Spahiu.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›