E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu kritika për zvarritjen e proceseve

Zvarritja e proceseve gjyqësore dhe mungesa e profesionalizmit nga gjyqtarët e Elbasanit kanë qenë fokusi i kritikave të nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu gjatë analizës së punës një vjeçare për vitin 2010 të Gjykatës së Elbasanit.

Spahiu ka theksuar se është evidentuar një numër shumë i lartë ankesash për zvarritjet e proceseve gjyqësore të cilat janë shndërruar në një problem edhe në Gjykatën europiane të të drejtave dhe lirive të njeriut. Një tjetër problem që ngriti nënkryetari i KLD -së ishte edhe mungesa e etikës në shumë çështje gjyqësore e civile.

Numri 2 i KLD ka kërkuar që gjykatat së bashku me policinë dhe prokurorinë duhet të bëjnë përpjekje maksimale për të fituar statusin e institucioneve dhe organeve demokratike.
 

Spahiu ka kërkuar intensifikimin e përpjekjeve për të rritur standartet e gjykimit për një proces të rregullt ligjor, rritjen e profesionalizmit dhe rritjen e besueshmërise së publikut në sistemin gjyqësor.

Në analizën një vjeçare të punës së gjykatës së Elbasanit është konstatuar një rritje e numrit të çështjeve gjyqësore krahasuar me vitin 2009 nga 6041 në 6223 çështje dhe ngarkesa e punës së gjykatësit kap një mesatare prej rreth 366 çështjesh në vit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›